Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 25, 2023

Scroll to top

Top

5 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

L’Equipe ne France luan piset: “Skriniar mund te mos luaje me kurre me Interin: lojtari ka…”

L’Equipe ne France luan piset: “Skriniar mund te mos luaje me kurre me Interin: lojtari ka…”
Inter Club Staff

Vazhdon qe te behet te diskutohet shume ne media gjendja fizike e Milan Skriniar dhe kesaj radhe eshte radha e L’Equipe.

Me shkrimin e fundit, L’Equipe ne France ka luajtur piset per sllovakun duke u bere nje vegel disinformimi ne duart e Paris Saint Germain.

Sipas tyre, mbrojtsi sllovak mund te mos luaje me me Interin kete sezon per shkak te demtimit por edhe pse nuk deshiron te rrezikoje sezonin e ardhshem me PSG.

Vete Skriniar ka qene i perfshire dje ne nje polemike sikur ishte vizituar nga mjeket e PSG por kjo eshte hedhur poshte direkt nga lojtari.

Por L’Equipe sot shkruan: “Demtimi i Skriniar eshte dicka serioze dhe mund te beje qe Skriniar ta mbylle aventuren e tij me Interin.”.

“Nje perfaqesues i Skriniar na ka kontaktuar duke na thene se ai mund ta kete mbyllur aventuren e tij me Interin”.

“PSG po e ndjek me shume kujdes kete situate sepse nuk deshiron qe Skriniar te vije ne Paris i demtuar nga Inter”.

Por edhe pse L’Equipe ka shkruar dicka te tille, tek Inter jane te qete sepse e dine se Skriniar ka gjasa te medha te kthehet te pakten per Benficen pas rreth dy javesh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.