Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2019

Scroll to top

Top

538 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

l’Equipe zbulon: “Esposito eshte nje lojtar i destinuar per tu bere i madh. Ne muajin maj super oferte nga PSG.”

l’Equipe zbulon: “Esposito eshte nje lojtar i destinuar per tu bere i madh. Ne muajin maj super oferte nga PSG.”
Inter Club Staff

“Shpresa me e madhe e te gjithe futbollit italian”. 

Keshtu e nis shkrimin e saj per Salvatore Esposito gazeta shume e mirenjohur franceze, L’Eqipue.

Ajo e ka futur lojtarin ne klasifikimin prestigjoz “enfants prodiges” ku L’Equipe prezanton talentet me premtues ne te gjithe futbollin europian.

Pervec talentit zikalter, qe eshte perfshire edhe ne skuadren e pare te Contes, ne TOP 6 “mrekullite e se nesermes ne futboll”, jane edhe  Ansu Fati (Barcellona), Joelson Fernandes (Sporting CP), Karamoko Dembele (Celtic), Mohamed Ihattaren (PSV) dhe Karim Adeyemi (Salisburgo).

Salvatore Esposito sipas tyre eshte lidhur edhe me nje kalim te mundshem ne majin e kaluar tek Paris Saint-Germain perpara se Interi ti zgjaste kontraten deri ne 2022.

Pikerisht nje nga anetaret e familjes se Esposito e ka konfirmuar kete gje dhe ka treguar se interesi ka qene real: “PSG telefonoi babin e tij (veren e kaluar) por djaloshi deshironte te qendronte tek Interi me cdo kusht”.

Keshtu ka deklaruar per l’Equipe Ugo Armanetti, krahu i djathte i personit qe e zbuloi Espositon dhe e transferoi ate dhe familjen e tij ne Brescia (Roberto Clerici) perpara se ta bente ate te firmoste me Interin ne 2014.

“Ai eshte shpresa me e madhe sot per sot e futbollit italian” shkruan prestigjozja franceze dhe nuk e ka aspak keq.

Mendohet se oferta e PSG per Espositon e vogel perpara nje vere ka qene diku tek 15-20 milione euro, por eshte refuzuar nga klubi zikalter pa u menduar dy here.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.