Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 5, 2020

Scroll to top

Top

865 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Letra e hapur e Saponares per kapitenin e tij qe ka prekur te gjithe Italine

Letra e hapur e Saponares per kapitenin e tij qe ka prekur te gjithe Italine
Inter Club Staff

Vdekja e Davide Astorit, futbollist dhe kapiten i Fiorentines, lojtar i kombetares, femije, bashkeshort dhe baba, ka tronditur te gjithe boten e futbollit ne Itali, por ne vecanti ata qe e kane ndjere me shume kete humbje pervec familjes se tij, kane qene shoket dhe ish-shoket e skuadres.

Riccardo Saponara, shoku i tij tek Fiorentina, i ka kushtuar nje leter shokut te tij qe u nda nga jeta ne menyre tragjike, dhe fjalet e tij kane prekur te gjithe boten sportive.

Ja fjalet e tij:

“O kapiten, kapiteni im.

Pse nuk zbrite sot te haje mengjes bashke me te gjithe ne?

Pse nuk kalove te merje atletet e tua jashte dhomes se Marcos dhe pse nuk erdhe te pije te zakonshmin lengun tend te portokallit?

Tani do te na thone qe jeta vazhdon, dhe qe shikimi duhet te jete perpara e duhet te ringrihemi, por cfare shije do te kete mungesa jote?

Kush do te vije cdo mengjes ne menze dhe te ndeze ambjentin me nje buzeqeshje?

Kush do te na pyese me kuriozitet se cfare kemi bere nje nate me pare qe te qeshim pak?

Kush do i keshilloje te rinjte dhe kush do i jape pergjegjesi veteraneve?

Kush do krijoje rrethin per te luajtur me dy prekje dhe kush do beje te qaje Marcon ne PlayStation?

Me ke do debatojme per puntatat e MasterChef, restorantet fiorentin, serialet apo ndeshjet e luajtura?

Hajde tani, kthehu, duhet te mbarosh se pari LaLaLand qe ta analizosh si cdo film qe sapo ka dale.

Kthehu ne Firenze, te presin ne seline e klubit per te rinovuar kontraten dhe te te japin mirenjohjen e tyre per te miren dhe pozitivitetin qe na fal cdo dite neve.

Dil nga ajo dhome e mallkuar, te presim neser kur te rikthehemi ne stervitje.

Ne jete ka pak persona qe i njeh prej nje jete dhe me te cilet nuk do te lidhesh kurre, por ka edhe Davide qe do te hyjne ne zemer menjehere me nje “Mire se erdhe ne Firenze Ricky”.

Kudo qe te jesh ti tani, vazhdo te mbrosh porten tone dhe nga prapavija na ilumino ne rrugen e duhur.

O kapiten, kapiteni im.

Pergjithmone kapiteni im.”

Letra ne anglisht e Riccardo Saponares:

Postimi i Riccardo Saponara ne instagram:

O capitano, mio capitano. Perché non sei sceso a fare colazione insieme a tutti noi? Perché non sei passato a riprendere le tue scarpe fuori dalla camera di Marco e non sei venuto a bere la tua solita spremuta d’arancia? Ora ci diranno che la vita scorre, che lo sguardo va puntato in avanti e dovremo rialzarci, ma che sapore avrà la tua assenza? Chi arriverà ogni mattina in mensa a riscaldare l’ambiente con il proprio sorriso? Chi ci chiederà incuriosito ciò che abbiamo fatto la sera precedente per riderci su? Chi sgriderà i più giovani e chi responsabilizzerà i più esperti? Chi formerà il cerchio per giocare a “due tocchi” o chi farà ammattire Marco alla play? Con chi dibatteremo sulle puntate di Masterchef, i ristoranti fiorentini, le serie TV o le partite disputate? Su chi appoggerò la mia spalla a pranzo dopo un allenamento estenuante? Torna dai, devi ancora finire di vedere LaLaLand per poterlo analizzare come ogni film appena uscito. Torna a Firenze, ti attendono in sede per rinnovare il contratto e riconoscerti il bene e la positività che doni quotidianamente a tutti noi. Esci da quella maledetta stanza, ti aspettiamo domani alla ripresa degli allenamenti. Nella vita ci sono persone che conosci da sempre con le quali non legherai mai, poi ci sono i Davide che ti entrano immediatamente dentro con un semplice “Benvenuto a Firenze Ricky”. Ovunque tu sia ora, continua a difendere la nostra porta e dalle retrovie illuminaci il giusto cammino. O capitano, mio capitano. Per sempre mio capitano.

A post shared by Riccardo Saponara (@rickinara) on

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.