Libero, cfare sulmi ndaj nje lojtari te Interit: “Nga nje yll boteror ne nje pacient prej 7 milione eurosh. A eshte normale?”
“Nje pacient i lare me flori”. Keshtu e cileson e perditshmja italiane Libero njerin prej lojtareve te Interit diten e sotme.
Me sa duket, Libero ka dashur te ndalet me se shumti te demtimet e shpeshta qe kane ndodhur kohet e fundit ne skuadren zikalter.
Pikerisht per kete arsye ata e kane therritur keshtu Alexis Sanchez qe po vuan demtimin e disate ne nje periudhe te shkurter.
E per ironi te fatit, nje pjese dermuese te demtimeve, Sanchez i ka marre me kombetaren e tij, dhe jo me Interin.
“Nga nje yll boteror i futbollit e nje pacient prej 7 milione eurosh ne sezon. Ky eshte Alexis Sanchez sot.”
“Kjo eshte parabola e tij ne kete moment sepse lojtari sapo ka marre demtimin e radhes me kombetaren e tij Kilin.”
“Ka ardhur ne 2019 nga Manchester United dhe ka qene ne nje huazim tek Interi per nje vit e gjysem fillimisht, por zikalterit vendosen ta blejne.”
“Nuk ka rezultuar nje ide shume e mire duke qene se lojtari me shume se sa nje ndihme eshte shnderruar ne nje peshe.”
“Ai per Interin sot eshte fiks nje pacient qe e ka koston 7 milione euro. Duken sikur keto para perdoren vetem per ta sheruar…”