Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

677 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Libero habit me shkrimin e saj: “Oferte tjeter e cmendur e Barcelones per Lautaron: i ka ofruar Interit kartonin e Sureaz plus para.”

Libero habit me shkrimin e saj: “Oferte tjeter e cmendur e Barcelones per Lautaron: i ka ofruar Interit kartonin e Sureaz plus para.”
Inter Club Staff

Ka ende shume distance per sa i perket tratatives ndermjet Barcelones dhe Interit per Lautaro Martinez.

Kjo eshte dicka qe dihet tashme dhe qe po perseritet cdo dite nga mediat ne Spanje por edhe nga mediat ne Itali.

Klubi i Barcelones ne kete moment qe po flasim nuk ka asnje mendje per te paguar cash klauzolen prej 111 milione eurosh.

Kjo edhe sepse ata nuk e kane mundesine ekonomike per nje investim kaq te rendesishem ne kete moment.

Prandaj prej javesh, Barcelona po tenton te fuse lojtare ne marreveshje dhe shpesh eshte folur edhe per Junio Firpo. Por sipas nje lajmi te dites se sotme nga Libero, Barcelona po tenton te fuse Luis Suarez ne kete marreveshje.

Sipas te perditshmes italiane, ideja e Barcelones eshte qe ne kembim te Lautaros te ofroje 33 vjecarin dhe nje shume parash.

“Barcelona e vlereson Luis Suarez me 35 milione euro. Por Beppe Marotta nuk eshte ende i bindur i cili vazhdon te kerkoje 111 milione euro cash.”

“Oferta e Barces me Suarez perbehet nga 35 milione euro vlere e uruguajanit dhe 60 milione euro cash.”

“Kjo oferte eshte refuzuar. Lautaro rrezikon seriozisht qe te qendroje si zikalter dhe te luaje edhe nje sezon tjeter me Lukaku dhe Sanchez qe mund te qendroje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.