Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

754 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Libero – Inter, Joao Mario nje hap larg Seville: ja shifrat dhe formula e transferimit

Libero – Inter, Joao Mario nje hap larg Seville: ja shifrat dhe formula e transferimit
Inter Club Staff

Merkato e Interit (ne dalje) duket se tashme eshte perqendruar tek emri i portugezit Joao Mario. 

Nderkohe qe situata rreth Mauro Icardit eshte bllokuar totalisht, duket se po leviz dicka rreth Joao Mario i cili ka vite qe eshte ne merkato por asnjehere nuk ka ardhur nje oferte e denje per kerkesat e Interit.

Sipas asaj qe eshte thene sot nga edicioni i perditshem i medias italiane Libero, Sevilla me sa duket eshte ne presing te forte per mesfushorin e Interit.

Lojtari portugez zikalter mund te kaloje ne Spanje sepse me sa duket Sevilla ka ofruar 4 milione euro per huazimin dhe 16 milione euro per te drejten e blerjes te lojtarit.

Sipas te perditshmes italiane, marreveshja eshte shume afer dhe mund te mbyllet nga casti ne cast:

“Sevilla po i ofron Interit nje huazim me pagese si siguri se ata mund te investojne tek lojtari.”

“Pagesa e huazimit pritet te jete 4 milione euro plus 16 milone euro e drejte blerje per 26 vjecarin. Zikalterit kerkojne dicka me shume, por marreveshja mund te arrihet ne ditet ne vazhdim edhe ne keto shifra.”

Kete ka shkruar Libero ne faqet e saj sot. Keshtu, mund te jete pikerisht Joao Mario lojtari i larguar pas Ivan Perisic ne rradhet e Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.