Libero- Merr forme lista e “shkurtimeve”: ja kush largohet…
Ne frontin e merkatos Erick Thohir eshte treguar i drejteperdrejte dhe nuk ka ezituar per te sqaruar se ne cilin drejtim po ecen projekti: “Kemi nevoje per nje lojtart top, por gjithcka varet nga sintonia e administrates dhe stafit teknik. Torres, Morata apo Dzeko? Kam thene qe kemi nevoje per dike, mediat kane nxjerre emrat dhe une kam thene qe njeri prej tyre mund te na sherbeje. Asnje tratative me Evra, jemi te interesuar per Sagna, por mund te synojme edhe tek nje nga te rinjte tane. Bardi? Sot nuk ka nje projekt per ta kthyer ne Milano, por te kesh dy portiere te forte eshte e rendesishme”. Sipas Libero fillon te marre forme lista e “shkurtimeve”: largohet Mudingayi, Mariga dhe Wallace, Kuzmanovic dhe Andreolli, gjithashtu Samuel dhe Milito. Per tu sqaruar mbetet e ardhmja e Zanettit dhe Cambiassos, por cdo diskutim eshte shtyre per ne fund te sezonit.