Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

108 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lidhja e vecante e Yann Karamoh me Ivan Perisic

Lidhja e vecante e Yann Karamoh me Ivan Perisic
Inter Club Staff

Karamoh kur erdhi tek Interi ishte vetem 18 vjec, i ndrojtur, ne nje qytet te ri dhe te ftohte, i vetem, ku askush nuk fliste gjuhen e tij e ne nje skuader te cilen e kane vuajtur dhe do e vuajne edhe futbollistat e afirmuar. ]

Por per djaloshin nuk ka pasur asnje ‘perplasje fatale’ me realitetin e ri, por duket se ka qene nje ‘ulje perfekte’ dhe e bute ne boten Inter. Nga njeri krah tifozet, qe kane vite qe kerkojne nje futbollist te ri me te cilin mund te enderrojne ne keto ane ku shume kane deshtuar, por nga krahu tjeter, ai qe ja ka bere gjithcka me te lehte ka qene Ivan. Po, Ivan Perisic. Ka qene pikerisht kroati i Interit qe e ka mbajtur afer Yann qe prej dites se pare e deri me sot, eshte ai qe e keshillon cdo dite, qe stervitet me te, qe ben shaka me te e madje eshte ai qe i jep zemer ne gabimin e pare por qe i thote “mund te beje edhe me mire” pas nje goditje te gabuar apo nje dribilimi te tepert.

Mbase Ivan shikon veten perpara shume vitesh tek ai, por edhe pak nostalgjia per gjuhen franceze qe Perisic nuk e ka mohuar kurre qe e ka shume qef, por faktet jane se ai ka qene nje faktor shume i rendesishem ne shperthimin e talentit me bluzen e Interit. Mbase Ivan po kalon me te vertete nje moment ‘jo’ ne aspektin personal sportiv, por ne nje fare menyre, ka gjetur nje menyre per te ndihmuar Interin. Ai gjithmone ka qene nje profesionist i vertete brenda dhe jashte fushe dhe rasti i Karamoh e tregon kete.

Te mos harrojme ate koment te Ivan poshte videos se golit ndaj Bolognes qe postoi Karamoh ne instagram: “mon gars il est chaud” (my boy is on fire), qe vertete do te thote shume…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.