Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

676 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lidhje e vecante me fanellen, zemer dhe lot: keshtu Ranocchia ka rifituar Interin

Lidhje e vecante me fanellen, zemer dhe lot: keshtu Ranocchia ka rifituar Interin
Bujar Berishaj

As Icardi e as Vecino, eshte Andrea Ranocchia emblema e nates se cmendur te Interit ne Olimpico.

Kur arbitri i jep fund ndeshjes Andrea bie ne toke dhe nis te qaj me lotet qe e lirojne nga te gjitha ato vite vuajtje qe, ai ne radhe te pare, eshte dashur te perballet.

Kur ka ardhur ne janarin e 2011 pritshmerite rreth tij ishin te medha, ndoshta te teperta. Pas nje fillimi bindes fillon renia qe e ka shoqeruar gjate ketyre viteve mes pankines, Genovas dhe Anglise. Kur kthehet nga huazimi anglez, ai gjen ne pankine Spallettin, specialist per te ri-jetesuar lojtaret dhe per te punuar me ta mentalisht.

Qe nga dita e pare tekniku ka punuar me Andrean, atehere kur nje tifoz fyen lojtarin dhe Spalletti i del ne mbrojtje. Ranocchia atehere kishte deklaruar: “Ne fillim te vitit ai beri nje gjest per te me mbrojtur mua dhe grupin nga nje tifoz qe me kishte fyer, eshte dicka per te cilen do e falenderoj gjithmone”.

Nese paraqitjet e ofruara nga Andrea nuk kane qene gjithmone ne nivel atehere ka dicka qe duhet theksuar: lidhja e tij e vecante me fanellen.

Pavaresisht veshtiresive, Andrea nuk eshte dorezuar kurre dhe kontributi i tij ne kete sezon ka qene i madh. Ka luajtur me probleme fizike duke rrezikuar qe te demtohet seriozisht. Le te themi te verteten, sa lojtare do e kishin bere?

Ranocchia nderkohe ka vendosur helmeten prej nje ushtari zikalter dhe ka luajtur, ashtu si te dielen. “Ose do me fuste Spalletti ne loje ose do te futesha vete”, kishte thene ne perfundim te ndeshjes.

Nje deklarate qe vlen me shume se nje mije fjale, qe te ben te kuptosh qe Andrea ka nje lidhje te forte me fanellen. Ne keto vite vuajtje asnje fjale jashte vendi. Eshte emblema e kesaj periudhe te re zikalter.

Ai, qe Interin e ka ne zemer, mund t’i shpjegoj shokeve te rinje se cfare do te thote te vuash e te fitosh per kete fanelle. Dhe e ka theksuar edhe mister Spalleti ne konference: “Derisa une te jem ketu, nese ai deshiron, do te qendroj”.

E konsideron nje simbol te shpirtit te perkatesise se ngjyrave zikalter. Ky kualifikim ne Champions eshte edhe i Andreas.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.