Lilin zbulon: “KGB, arme dhe prostituta: ja si qendron e verteta e Sheriff ne Moldavi. Transnistria eshte…”
Nicolai Lilin, 41 vjec, shkrimtar i njohur per publikun e gjere sidomos per ‘Edukimi Siberian’, ka tre pasaporta ashtu si kujton La Gazetta dello Sport: moldave, transnistrianen dhe italianen.
Ai eshte intervistuar nga e perditshmja italiane ku ai ka treguar se cfare eshte Tranistria edhe pse nuk eshte nje tifoz futbolli.
“Nuk do e shoh ndeshjen, as nuk do te bej tifo, por e di shume mire se te tregoj cfare eshte Transnistria eshte dicka e mire per te gjithe”, thote ai.
Ne rregull Lilin, cfare eshte? Na e trego…
“Eshte nje frakture e krijuar nga shkeputja e Moldavise me Bashkimin Sovjetik. Eshte qe prej gjithmone nje magazine e madhe armatimesh sovietike, nje platofrme e rendesishm anti-oksidentale.”
“Vetem sot kemi rreth 250 bomba atomike aktive ne rast te ndonje lufte te mundshme…”
Meqe jemi ketu, cila eshte ndjesia kombetare ne lidhje me skuadren e futbollit Sheriff?
“Futbolli ka pasur rendesi pak ose aspak gjithmone. Kjo skuader eshte vetem nje projekt politik per te bere boten qe te flase per kete zone.”
Duket se presidenti i klubit, Victor Gusan, nuk lejon te fotografohet prej me shume se 20 vitesh: kush eshte?
“Eshte thjesht nje agjent i KGB. Eshte nje njeri i forte i grupit Sheriff. Nuk them nje ‘ish-agjent’, sepse nuk ka ndaluar kurre se qeni.”
“Nga KGB nje njeri del vetem me arkivol. Ai eshte garatuesi i kesaj fuqie politike dhe qe kalon normalisht nga rezultatet e nje skuadre.”
“Normale qe te mos duket verdalle…”
Nga lind kjo fuqi ekonomike e Sheriff?
“Eshte nje kompani private e krijuar kur kjo province mbeti e bllokuar, e shkeputur nga pjesa tjeter e botes.”
“Per tu kuptuar, tek ne, nuk mund te futej asnje shishe me qumesht. Atehere, sipas nje ideje te KGB dhe te qeverise lokale, platofma Sheriff u krijua qe te rregullonte cdo raport eknomik ne Transnistria.”
“Eshte ajo qe e mban gjalle kete provice ne menyre zyrtare, eshte ajo qe e mban gjalle kete zone. Flitet per histori me arme dhe prostituta, por jane nje problem i gjithe Moldavise, jo vetem aty. Thjesht ne kete province ndikimi rus eshte teper i madh.”
Si do te pritet Interi?
“Skuadra gjen nje vend te hapur, me njerez miqesor. Jetohet ne paqe edhe pse prapa kuintave po lulezon mafia dhe krimi.”