Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

452 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lippi i habit te gjithe: “Kur flisni keshtu per Interin me vjen te qesh. Po si mund te thoni qe ata…”

Lippi i habit te gjithe: “Kur flisni keshtu per Interin me vjen te qesh. Po si mund te thoni qe ata…”
Inter Club Staff

I intervistuar per Tuttosport, Marcello Lippi ka folur per rrugetimin e Interit ne kete kampionat te Serie A kete sezon.

Zikalterve i mungojne vetem 8 pike per tu shpallur kampion ne menyre matematike por ai mendon se Interit i duhen edhe me pak pike per te arritur kete.

“Kur flasim per skuadra qe jane perpara te shkeputura e kur themi duhen kaq pike apo aq pike, gjithmone i llogarisim sikur skuadrat poshte do i fitojne te gjitha ndeshjet.”

“Kjo nuk para ndodh asnjehere dhe ato here qe ka ndodhur mund te numerohen me gishtat e njeres dore.”

Nderkohe, tekniku me pas ka dashur te nenvizoje punen e madhe te Contes dhe ka folur edhe per temen “mungesa e lojes se bukur nga Interi” qe ka qene nje teme dite per shume kohe ne Itali.

“Antonio Conte meriton shume komplimenta. Mua kur thoni se Interi luan keq e kur flisni keshtu per lojen e Interit me vjen te qesh. Me duket barsalete.”

“Po si mund te thoni kete? Interi ne menyre te drejte praktikon futbollin e vete, duke shfrytezuar fuqine e saj atletike dhe teknike te sulmuesve.”

“Ajo qe Conte ka bere eshte nje pune shume e madhe. Nese do te kishte ecur edhe pak ne Champions sot do te flisnim per nje kryeveper.”

“Jam i bindur se ne Europe zikalterit do te jene protagoniste te medhenj ne sezonin e ardhshe. Do i shohim bashke.”

Natyrisht keto fjale kur vine nga nje juventin si Lippi jane teper te habitshme por tashme ky Inter ka nje force qe nuk mund te mohohet dot nga askush.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.