Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

615 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lista Champions, Spalletti i ka paralajmeruar lojtaret! Tranjeri zikalter i ka thene se…

Lista Champions, Spalletti i ka paralajmeruar lojtaret! Tranjeri zikalter i ka thene se…
Inter Club Staff

Duket se me te vertete disa lojtare do te qendrojne jashte Champions League. Kjo jo per shkak te cmimit te tyre apo per ndonje arsye tjeter, por per arsyen e thjeshte se prej FPF per Interin eshte denimi ne fuqi qe detyron zikalterit te kene nje liste te reduktuar: jo 25 lojtare por vetem 22. 

E keshtu, duket se do te kete disa perjashtime te dhimshme ne skuadren zikalter, por te domosdoshme natyrisht.

Fundi i merkatos ne kampionatet e tjera Europiane do te beje qe te dorezohen edhe listat e Champions League nga klubet respektive ne fillim te shtatorit.

Nuk ka nevoje te perdoret makina llogaritese per te pare se 3 lojtare nga skuadra zikalter do te mbesin jashte tregon FcInterNews.it.

E keshtu, ne ditet e para te shtatorit Interi do te komunikoje se kush jane perjashtimet por sipas asaj qe filtron ne Appiano, zikalterit kane filluar qe tani te flasin me ata.

Duket se kane filluar bisedat individuale ndermjet teknikut zikalter dhe vete lojtareve per ti treguar atyre se jane jashte listave dhe po i shpjegohen edhe arsyet perkatese.

Nuk do te kete shume perjashtime, vetem tre sic e tham edhe me larte, por secili do te donte te luante ne Champions prandaj nuk eshte nje vendim i lehte dhe mund te krijoje jo pak pakenaqesi.

Por duket se Spalletti i ka thene atyre se do te kene me shume shanse ne Kampionat dhe ne Kupen e Italise, e keshtu nuk duhet ta shikojne kete si nje kryq, por si nje zgjedhje te domosdoshme per klubin.

FcInterNews tregon se Spalletti i ka bere komunikimet personale qe asnje lojtari te mos i vije surprize ne momentin kur do te zyrtarizohet lista, por emrat e rrezikuar dihen tashme dhe qarkullojne prej ditesh.

Ata jane: Dalbert, Borja Valero, Antonio Candreva dhe  Joao Mario.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.