Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

712 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lista UEFA, Inter e detyruar te perjashtoje nje lojtar nga Champions League pas Gosens? “Ja emri i perzgjedhur.”

Lista UEFA, Inter e detyruar te perjashtoje nje lojtar nga Champions League pas Gosens? “Ja emri i perzgjedhur.”
Inter Club Staff

Tashme ndeshja me Liverpool po afrohet dhe Inter do te kete nje problem shume serioz: do te luaje ne te dy ndeshjet me anglezet pa Nicolo Barella. 

Vendimi eshte ZYRTAR dhe Inter nuk pritet qe ta apeloje kete vendim. Keshtu Inzaghi duhet te gjeje nje zgjidhje per kete.

Por duket se me blerjen e Gosens, Inter ka nje problem tjeter per sa i perket listes UEFA qe duhet te prezantoje.

Ne kete liste duhen respektuar disa rregulla te qarta per lojtaret qe mund te luajne ne Champions ku duhet te jene prezent lojtare te dale nga akademia e Interit por edhe nga akademite italine.

Per kete arsye, Inter do te duhet te lere me sa duket jashte nje lojtar sepse nuk ka vend mjaftueshem per te gjithe.

Duke pare qe Sensi u largua, ne vendin e tij mund te perfshihet vetem nje lojtar italian i dale nga akademite italiane.

Por qe te futet nje si Gosens, ne kete rast Interi do duhet te heqe nje lojtar te huaj ne listen aktuale te Champions League.

Per kete arsye duket se Inter e ka marre tashme vendimin e saj duke perjashtuar Kolarov, dhe duke e zevendesuar pikerisht me gjermanin.

Nderkohe kujtojme se lista UEFA e fillimit te sezonit qe eshte dorezuar nga Interi eshte si me poshte:

1. Samir HANDANOVIC, 2. Denzel DUMFRIES, 5. Roberto GAGLIARDINI, 6. Stefan DE VRIJ, 7. Alexis SANCHEZ, 8. Matias VECINO, 9. Edin DZEKO, 10. LAUTARO Martinez, 11. Aleksandar KOLAROV, 12. Stefano SENSI, 13. Andrea RANOCCHIA, 14. Ivan PERISIC, 19. Joaquin CORREA, 20. Hakan CALHANOGLU, 21. Alex CORDAZ, 22. Arturo VIDAL, 23. Nicolò BARELLA, 32. Federico DIMARCO, 33. Danilo D’AMBROSIO, 36. Matteo DARMIAN, 37. Milan SKRINIAR, 77. Marcelo BROZOVIC, 95. Alessandro BASTONI, 97. Ionut Andrei RADU

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.