Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 22, 2020

Scroll to top

Top

317 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LIVE – Ninja Day, Belgu mbyll vizitat mjekesore: Ja kur do te mberrije ne seline klubit ne firmen

LIVE – Ninja Day, Belgu mbyll vizitat mjekesore: Ja kur do te mberrije ne seline klubit ne firmen
Inter Club Staff

Dita e pare si zikalter per Radja Nainggolan.

Pasi mberriti dje ne Milano dhe takoi tifozet e pare ne Hotel Melia, Ninja ka filluar sot vizitat mjekesore ne mengjes dhe per ceshtje oresh pritet edhe forma ne kontrate me Interin.

Kjo eshte dita e Nainggolan deri me tani, ore pas ore: 

15:35 – Mberritja e Nainggolan ne seline e klubit per te firmosur kontraten e tij me Interin, sipas asaj qe thote Sky Sport, do te jete ne oren 17:30-18:00.

15:34 – Jane mbyllur vizitat mjekesore ne CONI, Naingolan ka dale ne nje dritare per te pershendetur tifozet e pranishem jashte godites.

14.40 – Pak minuta me pare Radja Nainggolan eshte paraqitur ne seline e CONI, i pritur edhe nga nje grup tifozesh qe kane kenduar per te. Belgu i buzeqeshur nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar drejt struktures ku do te zhvilloje pjesen e dyte te vizitave mjekesore.

14.22 – Pas pak castesh, Radja Nainggolan do te mberrije ne CONI per pjesen e dyte te vizitave mjekesore. Shume tifoze po presin ate jashte CONI-t, ne Via Piranesi.

11.25 – Pjesa e pare e vizitave mjekesore per Nainggolan eshte mbyllur. Sipas asaj qe thuhet nga FcInterNews.it, belgu do te zhvilloje pas pak pjesen e dyte te vizitave tek CONI ne oren 14:00.

09.27 Pak minuta me pare Ninja ka mberritur ne kliniken Humanitas di Rozzano. Sapo ka filluar pjesen e pare te vizitave mjekesore.

8.30 – Nainggolan eshte larguar nga Hotel Melia per tu drejtuar ne kliniken Humanitas di Rozzano, ku do te zhvilloje pjesen e pare te vizitave mjekesore.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.