Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,721 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LIVE – SuningDay, fillon epoka e re per Interin: Lajmet e fundit minute pas minuti…

LIVE – SuningDay, fillon epoka e re per Interin: Lajmet e fundit minute pas minuti…
Inter Club Staff

Eshte dita e Suning ne shtepine Inter. Klubi zikalter kalon sot zyrtarisht ne doren e gjigandeve Kinez te Suning me ne krye Zhang Jindog dhe ne keto momente po mbahet mbledhja e jashtezakonshme e aksionereve te Interit. Inter.al do ta ndjeke nga afer kete dite dhe do te postoje lajmet e fundit minut pas minuti.

ORA 12:14Massimo Moratti flet gjate asamblese: “Dua te falenderoj Erick per menyren se si eshte sjellur, per respektin e madh. Nuk flas per nje person qe po largohet por per nje person qe do te qendroje si president. Grupi i familjes Zhang eshte entuziast, jane njerez te besueshem dhe entuziast. Kane zgjedhur Interin si projekt per te ardhmen dhe cfare ka me mire per nje tifoz mendimi se nje grup i ri deshiron te beje me shume, me mire per Interin dhe te fitoje. Do te japin gjithcka per te arritur objektivat me keta sy entuziast. Ndjesia qe kam pasur dhe jam shume i bindur se do te filloje nje epoke e re per Interin, sebashku me Thohir. Jam i bindur se mund te rikthehemi te fitojme. Deshiroj te falenderoj Thohir, familjen Zhang dhe me pas ju. Une do te largohem me te vertete, nuk po bej kot sikur po largohem e te qendroj (kunje ndaj Berlucsonit?). Te gjithe e dashurojme Interin, une do vazhdoj ta dashuroj. Vetem mund ta heq kapelen per te gjithe dashurine, ngrohtesine dhe kujtimet e bukura qe me lini si kujtim”

ORA 11:09 – Tashme radha e perfaqesuesit te grupit kinez per te folur, Yang Yang:Moratti eshte modeli tek i cili do te inspirohemi, e falenderoj per besimin, jemi te emocionuar dhe krenare qe do te perfaqesojme Suning tek bota Inter. Me Thohir do te punojme per te derguar Interin lart e me lart.”

ORA 11:05 – Rritet e kapitali i Interit me 142 milione euro.

ORA 11:02 – Faqja zyrtare e Interit ne facebook publikon disa foto nga asambleja:

Foto nga asambleja.

Foto nga asambleja.

Foto nga asambleja.

 

ORA 11:00Massimo Moratti, si tifoz ka shprehur nje deshire tek Suning: Deshiroj te shikoj tek Interi Dimitri Payet!

ORA 10:55 – Gjate asamblese, Yang Yang ka pershendetur dhe cituar Massimo Morattin si model per Interin e ri.

ORA 10:40 – Zyrtare tashme, keshtu do te perbehet keshilli i adminstrimit te Interit: Thohir, Soetedjo, Volpi, Bolingbroke, Ren Jun, Steven Zhang, Yang Yang, Liu Jun, Mi Xin

ORA 10:12 – Flet Massimo Moratti: “Ndryshimet ne klub parashikojne gjithmone nje periudhe me te mire, projekte te reja dhe ide te reja. Eshte ajo qe presim te gjithe nga ky grup qe me duket shume i zoti ne krahasim me rendesine e detyres tek Interi dhe per qellimet e mira qe a ta kane. Duket qe kane kapacitet duke pare industrine ku ata punojne. Cfare pres? Duhet te punojne fort pa dyshim, te flasin me tranjerin per sa i perket mangesive dhe te investojne ne menyren e duhur.”

ORA 9:55 – Thohir dhe Zhang Jindong ishin tashme brenda hotelit. Gjithcka eshte gati.

ORA 09:35 – Jane te gjithe ne pritje te Zhang Jindong. Suning do te mare pjese fillimisht ne mbledhjen e jashtezakonshme te aksionereve si te ftuar, me pas do te futen zyrtarisht. Sot edhe dita e largimit perfundimtar te Massimo Morattit nga Interi.

ORA 09:20 – Vjen edhe Ignazio La Russa.

ORA 09:07 – Vjen edhe Angelomario Moratti.

ORA 09:01 – Vjen edhe Massimo Moratti.

ORA 09:00 – Sapo ka ardhur delegacioni kinez me nje autobus te vogel.

Ora 08:50, foto LIVE nga ‘Palazzo Parigi’.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.