Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

590 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Liverpool, gati nje super oferte per Marcelo Brozovic: ja shifrat dhe detajet

Liverpool, gati nje super oferte per Marcelo Brozovic: ja shifrat dhe detajet
Inter Club Staff

Inter, kete vere, pervec se do te tentoje te forcoje me shume skuadren e saj do i duhet te beje balle edhe sulmet e skuadrave Europiane per lojtaret e saj me te mire.

Keto dite po lexojme shume per interesin e madh te Barcelones per Lautaro Martinez.

Kemi lexuar gjithashtu edhe per interesim te skuadrave te medha per Milan Skriniar ku klube qe e kane vene ne shenjester ate jane te kalibrit Real Madrid dhe Manchester City.

Por sipas mediave italiane sot, lojtari i radhes qe mund te preket nga merkato eshte Marcelo Brozovic, kroati aq shume thelbesor per lojen e Interit.

Sipas te perditshmes italiane Libero, kroati Brozovic ne fakt eshte nje nga me te kerkuarit ne merkato.

Gjithmone sipas tyre, “Agjenti i lojtarit eshte kontaktuar ne ditet e kaluara nga Liverpool. Ata jane gati te paguajne klauzolen prej 60 milione euro per ta bere per vete lojtarin dhe per ta transferuar ne Angli.”

“Po Interi nga ana saj? Zikalterit po mundohen per te rinovuar kontraten e lojtarit pa ardhur ende merkato e veres, periudhe ku klauzola e lojtarit aktivizohet per 15 dite.”

“Marotta dhe drejtuesit deshirojne qe me rinovimin e lojtarit te zhdukin edhe klauzolen.”

“Zikalterit nuk do te donin per asgje ne bote te hiqnin dore nga ai qe konsiderohet si lojtari me i rendesishem i skuadres e Contes kur vjen puna tek mekanizmat e lojes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.