Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

486 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Liverpool gati nje super oferte per Skriniar? “Ja si qendron e verteta: Klopp ka kontaktuar me Interin dhe…”

Liverpool gati nje super oferte per Skriniar? “Ja si qendron e verteta: Klopp ka kontaktuar me Interin dhe…”
Inter Club Staff

Ne keto dite, ka dal ne pah nje interesim i mundshem i Liverpool ne drejtim te Milan Skriniar. Klubi anglez, me sa duket po kerkon nje perforcim te rendesishem duke pare demtimin e Virgil Van Dijk.

Keshtu, klubi i Liverpool i ka hedhur syte edhe ne Itali, pikerisht te gjigandi zikalter Milan Skriniar qe kohet e fundit eshte rikthyer nje mur i vertete ne mbrojtjen zikalter.

Eshte folur nderkohe edhe per nje oferte te rendesishme qe do te vinte nga Anglia sipas vullnetit te Jurgen Klopp, por deri me tani, nuk eshte se ka pasur konfirmime per kete.

Perkundrazi, nga Interi kane bere me dije se Skriniar do te qendroje ne Milano te pakten deri ne veren e ardhshme. Por eshte e vertete qe Klopp ka pasur nje kontakt me Interin.

“Nga burime angleze, nuk kane ardhur ende te reja per ndonje oferte te vertete te Liverpool per lojtarin e Interit.”

“Arsyeja? E thjeshte: Klopp ka pasur nje kontakt te pare me Interin dhe ka marre vesh se nuk do te mjaftojne dot 50 milione euro per te blere Srkiniar.”

“Keshtu, emri i tij ka dale automatikisht nga lista e deshirave te Reds. Skriniar eshte lojtari qe preferon Klopp, por per ceshtje ekonomike, eshte nje transferim i parealizueshem per ta.”

“Interi as nuk ka ndermend te beje ulje per nje lojtar qe eshte kthyer ne nje titullar te padiskutueshem tashme per skuadren zikalter.”

“Me perjashtim te ndonje super oferte te parezistueshme, Skriniar qendron ne Milano”, lexohet te Calciomercato.com.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.