Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

520 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lojtaret e Interit bllokohen ne Milano, Federata daneze komunikate zyrtare: “Presim nga Interi qe…”

Lojtaret e Interit bllokohen ne Milano, Federata daneze komunikate zyrtare: “Presim nga Interi qe…”
Inter Club Staff

Vendimi i ATS Milano per te bllokuar aktivitetin e Interit per kater ditet e adhshme, duke perfshire edhe ndeshjen e parashikuar te shtunen ndaj Sassuolos, ka sjelle nje efekt te menjehershem edhe per grumbullimet e kombetareve.

Sipas vendimit te ATS Milano gjithmone, i ndalohet te gjithe lojtareve te Interit qe te udhetojne per grumbullimet e kombetareve.

E keshtu, menjehere sapo ky lajm ka dale, eshte aktivizuar direkt Federata daneze e futbollit, e cila ka dashur te komunikoje per Eriksen.

“Gjithcka eshte shume konfuze ne kete moment, sepse ne jemi duke pritur nje komunikate zyrtare nga Interi per kete ceshtje.”

“Situata duket shume e paqarte, dhe nuk eshte se kemi marre vesh dicka. Jemi ne kontakt me Christian Eriksen dhe aktualisht po presim nje mesazh nga Interi”, ka thene Jakob Høyer, pergjegjesi per shtyp i Federates daneze.

Nderkohe, menjehere pas Federates se Futbollit te Danimarkes, ka komunikuar zyrtarisht edhe Federata Sllovake e Futbollit.

Ata jane shprehur: “Po monitorojme situaten aktualisht per Skriniar. Nuk kemi marre ende asnje komunikim zyrtar nga Interi.”

“Kur te kemi te reja do i themi. Po po presim nje komunikate nga Interi”, kane shpjeguar ata per Sport.sK.”

Nderkohe, shanset qe lojtaret e Interit te grumbullohen me Kombetaret jane afer zeros ne kete moment pas vendimit te marre nga ATS Milano.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.