
Lojtari i Fiorentines shperthen kunder Interit dhe Lukaku: “A e pate cfare me beri? Prisja qe VAR…”
Ne Firenze zhgenjimi per eleminimin nga Kupa e Italise nga ana e Interit nuk ka kaluar akoma dhe kjo gje po tregohet dite pas dite.
Ne menyre te vecante, atje diskutohet akoma per golin deciziv te ndeshjes te shenuar nga Romelu Lukaku ne minuten e 119.
Per kete, mbrojtesi qe duhet te markonte ne ate rast Lukakun, Lucas Martinez Quarta, ne nje interviste per La Nazione, eshte rikthyer te ai moment.
“A e pate se cfare me ka bere Lukaku ne ate rast? Ai me ka terhequr prapa dhe me ka gervishtur ne qafe.”
“Arbitri nuk e ka pare dhe kjo mund te pranohet, sepse ne fushen e lojes ndodhin vertete shume gjera, apo jo?”
“Por sinqerisht une prisja qe ta shihte rastin ne VAR. Une e kam pare aksionin perseri. Imazhet tregojne se Lukaku me ka mbajtur mua perpara se te nisej per te goditur me koke.”
“E njejta gje ka ndodhur edhe per ne ne Genoa, por pasi arbitri pa aksionin, ai e anulloi golin qe shenoi Bonaventura.”
“Per kete kam mbetur i habitur kur arbitri as nuk na ka degjuar per ate rast dhe as nuk vendosi ta shihte ne VAR ate moment.”