Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

708 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lojtari i Lecces sulmon Inzaghin: “Po eshte e vertete. Inzaghi me ka larguar nga skuadra sepse isha nje…”

Lojtari i Lecces sulmon Inzaghin: “Po eshte e vertete. Inzaghi me ka larguar nga skuadra sepse isha nje…”
Inter Club Staff

Do te jete Gabriel Strefezza nje nga lojtaret e Lecces qe do duhet te mbahet me kujdes te madh nga lojtaret zikalter.

Ai eshte nje nga me te talentuarit e skuadres pugliese dhe ka dhene nje interviste per La Gazzetta dello Sport ku ne nje menyre ka sulmuar edhe Inzaghin qe nuk ka besuar tek ai ne te kaluaren.

“E kemi pare Interin, kemi pare shume video. Duhet mbajtur me kujdes Lukaku dhe Lautaro Martinez”.

“Lukaku eshte i forte dhe Lautaro luan perreth tij. Mund te na komplikojne jeten, duhet te mbyllemi mire prapa nese duam te marrim pike”.

Lecce, Strefezza: "Bisogna tenere a bada Lukaku e Lautaro. Lazio? Inzaghi mi bocciò perché ero basso"

“Ne kemi nje 4-3-3 qe na jep mundesi te mira per kundersulme. Me krahet tane mund te godasim kundershtaret”.

“Inter ka nje mbrojtje shume te shpejte me Bastoni, Skriniar dhe De Vrij. Gjithesesi ne do te kemi tifozet tane pas vetes”.

Hapsire edhe per nje batute per Simone Inzaghin qe kur Gabriel Strefezza ishte 18 vjec ai nuk besoi tek lojtari: “Une qendrova nje jave ne prove te Palermo dhe pastaj te Lazio”.

“Simone Inzaghi ne ate kohe ishte tranjeri i Lazios dhe i tha agjentit tim se isha i zoti, por isha shume i shkurter. Por me pas me mori Spal.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.