Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

336 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lojtari i Milanit nuk permbahet: “Eriksen eshte fantastik. Nje dite do i them femijeve te mi se…”

Lojtari i Milanit nuk permbahet: “Eriksen eshte fantastik. Nje dite do i them femijeve te mi se…”
Inter Club Staff

Qe Christian Eriksen eshte nje lojtar i madh, per kete nuk ka dyshime askush ne rruzullin tokesor qe shikon futboll.

Por ne te njejten kohe eshte gjithashtu e vertete qe Eriksen po e ka shume te veshtire ne Serie A ku nuk eshte pershtatur ende me futbollin e ri.

Diten e sotme, ai do te jete ne fushe me Danimarken e tij ne Angli, Wembley, per nje ndeshje me kombetaren.

Kjo eshte nje sfide shume e rendesishme edhe per Christian Eriksen, por edhe per lojtarin e Milanit, Simon Kjaer, sepse per te dy ata do te jete ndeshja numer 100 me kombetaren.

Nderkohe, mbrojtesi i Milanit (qe do te jete kundershtar pas disa ditesh ne derbi) ka thene disa fjale fantastike per Eriksen:

“Mendoj se jam kam thene edhe Eriksen kur kishte luajtur 75 ndeshje me kombetaren: nje dite do i them femijeve te mij se kam luajtur me te me krenari.

“Menyra se si e shikon ai lojen, eshte speciale. Jo te gjithe e shikojne ashtu si ai. Mund te mbetem ende i habitur nga ndonje pasim qe ai ben, por pasi ke luajtur kaq shume kohe me te, e di qe asgje nuk eshte e rastesishme tek ai.”

“Eshte nje djalosh fantastik dhe i perulur. Per mua, eshte nje nga me te miret ne bote dhe me i miri ne rolin e tij.”

“Por ai edhe pse eshte ky lojtar i madh, ka mbetur gjithmone nje djalosh nga Middelfart qe mendon mbi te gjitha per skuadren.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.