Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

782 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lopetegui nuk frikeson Interin: Luka Modric ka paralajmeruar Realin. Per kroatin eshte gati nje…

Lopetegui nuk frikeson Interin: Luka Modric ka paralajmeruar Realin. Per kroatin eshte gati nje…
Inter Club Staff

“Kush mendon se fjalet e Julen Lopetegui kane ngrire Interin per Modric me siguri qe nuk di asgje rreth kesaj tratative.”

Keshtu shkruan sot La Gazzetta dello Sport e cila shkon edhe me tej:

“Luka Modric mbetet nje objektiv i Interit e mbase edhe dicka me shume, pavarsisht fjaleve (te pritshme) te teknikut te ri te Real Madrid.”

Kroati dje nuk eshte prezantuar ne Valdebebas, ashtu si ka bere Kovacic dhe Varane, dy lojtare te tjere te pranishem ne finalen e Moskes dhe neser pritet qe te zhvillohet takimi i shumepritur me Florentino Perez.

Por sipas te perditshmes italiane, qellimet e numrit 10 te Blancos jane bere te ditura tashme:

“Modric duhet ti kete komunikuar drejtuesve spanjoll deshiren per tu larguar nga Madridi.”

“Ne fakt, takimi duhet vetem per te kuptuar nese palet do te ndahen mire dhe me dakordesi apo Reali do te beje “te fortin” duke e veshtiresuar nje largim te Modric.”

“Pozicioni i Interit eshte i qarte: nese kroati lirohet nga Real, ne jemi gati.”

“Ausilio ndihet i sigurt sepse ka ne xhep dakordesine e lojtarit per tu transferuar ne Milano dhe eshte i bindur se mund te tejkaloje cdo pengese rroge me nje kontrate katervjecare.”

“Interi e di gjithashtu se merkato ne angli mbyllet te enjten dhe kundershtaret e rrezikshme nga Premier League ne kete moment jane jashte loje. Por kjo nuk do te thote se Modric-Inter eshte super e sigurt sepse Ausilio po shikon edhe per alternativa…”

Por objektivi i madh, Plani A, mbetet ai. Luka Modric. Edhe disa dite e te gjithe do te mesojme te verteten.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.