Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

482 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lucas Torreira, ja oferta e majme e Interit e refuzuar nga Sampdoria ne janar!

Lucas Torreira, ja oferta e majme e Interit e refuzuar nga Sampdoria ne janar!
Inter Club Staff

Shpesh here ndodh qe vetem pasi te kete mbaruar nje dritare merkatoje, ne pah te dalin oferta te ndryshme qe klubet bejne per lojtare te skuadrave te tjera.

I njejti rast eshte edhe ai i Lucas Torreira, qe ka shkelqyer kete sezon ne Serie A dhe qe ndiqet prej kohesh nga Interi, aq shume sa ne ndeshjet e tij ka pasur disa here agjente zikalter per ta ndjekur nga afer dhe pershtypjet kane qene nder me te mirat.

Torreira eshte nje lojtar qe vazhdon te terheqe vemendjen e klubeve me te medha ne Europe me nivelin e tij te lojes. Tuttosport, ne numrin e saj sot ka treguar: “Sampdoria ka refuzuar ne dimer nje oferte 15 milione euro nga ana e Interit qe e kerkuan me ngulm lojtarin, por qe hasen ne rezistencen e klubit Ligur”.

Uruguajani vazhdon te jete ne shenjestren e zikalterve edhe sot, dhe fjalet e tij dje “Milano me pelqen, eshte nje qytet i madh. Genova eshte e mrekullueshme dhe ndihem mire, por te ardhmen nuk e parashikoj dot e nuk e di cfare do te ndodhe” lene nje dere te hapur per nje transferim te mundshem te lojtarit ne urdhrat e Spallettit shume shpejt.

Interi dhe Ausilio do vazhdojne ta ndjekin nga afer lojtarin dhe pse jo, te tentojne edhe nje sulm tjeter gjate veres e te fusin ne marreveshje ndonje lojtar te ri per te ulur cmimin e lojtarit qe ne kete moment vertitet diku tek 25-30 milione euro. 

Kujtojme se vitet e fundit aksi Milano-Genova ka sjelle tek zikalterit lojtare absolutisht te talentuar si Skriniar dhe Icardi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.