Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

720 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lucci: “Inter, kemi folur per Vecinon: ja pozicioni i klubit zikalter. Suso e lojtare tjere? Kemi…”

Lucci: “Inter, kemi folur per Vecinon: ja pozicioni i klubit zikalter. Suso e lojtare tjere? Kemi…”
Bujar Berishaj

Pak me pare iu njoftuam se agjenti Alessandro Lucci eshte ne zyrat e klubit.

Agjenti italian ka nen kujdesin e tij lojtare te ndryshem, nga ata qe luajne te Interi sic eshte rasti i Vecinos por edhe lojtare qe i interesojne Interit.

Me heret u fol se pervec rinovimit te Vecinos, klubi zikalter dhe agjenti italian mund te kene pasur si teme diskutimi pikerisht lojtaret qe jane nen kujdesin e tij si Suso, Florenzi apo edhe Badelj.

Nderkohe takimi mes zikalterve dhe agjentit tashme ka perfunduar dhe ky i fundit ka shpjeguar motivin e pranise se tij ne Milano duke folur per gazetaret e pranishem poshte zyrave te klubit ne rrugen Vittorio Emanuele.

“Kemi folur vetem per rinovimin e Matias Vecino, jemi afer qe te rinovojme. Nuk ka dicka tjeter per te shtuar. Interi do te mbeshtetet te ai edhe per sezonin e ardhshem”, ishin fjalet e para te agjentit Lucci.

I pyetur pastaj nese eshte folur per lojtaret tjere qe jane ne skuderine e tij si Suso, Alessandro Florenzi apo Milan Badelj ai eshte pergjigjur:

“Nuk kemi folur per dicka tjeter me Interin”. Mund te jene fjale qe pasqyrojne te verteten por mund te jene edhe fjale qe perdoren per te maskuar ndonje tratative sic ndodh shpesh nga agjentet ne botene merkatos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.