Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 25, 2019

Scroll to top

Top

2,167 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Luiz Gustavo nen lupen e Inter. Zikaltrit mendojne per disa shitje, Felipe Melo mund te thoj lamtumire, por edhe Brozovic…

Luiz Gustavo nen lupen e Inter. Zikaltrit mendojne per disa shitje, Felipe Melo mund te thoj lamtumire, por edhe Brozovic…
Juxhin Nebiaj

Qe nga hapja e merkatosne shtepine zikalter kane qene te qete kjo per shkak te blerjeve te goditura qe kane bere drejtuesat zikalter. Pas ardhjes se Antonio Candreva, energjite e merkatos zikalter jane spostuar ne mesfushe, ku kerkohet nje organizator.

Emri i fundit eshte ai i Luiz Gustavo nga Wolfsburg, per te cilin zikaltrit kane bere nje sondazh dhe pergjigjia ka qene pozitive. Tani duhet negociuar me drejtuesit e klubit gjerman per te pare cili eshte qellimi real i klubit. Ne te njejten kohe ne shtepine zikalter duhet menduar edhe per ndonje shitje ne kete repart. Assane Gnoukouri me shume mundesi nuk do jete pjes e Inter per sezonin e ardhshem, pervec tij edhe per Felipe Melo flitet se do largohet. Largimi i brazilianit do ishte mjaft i vlefshem nese ne shtepine zikalter do mberrinte nje oferte prej 10 milion euro.


Ne rast se braziliani nuk largohet, mund te flitet per nje tjeter shitje, Marcelo Brozovic. Per kroatin duhet nje shifer mbi 30 milion euro, Brozo pelqehet nga shume skuadra ne Europe, por Marcelo deshiron te qendroje ne Milano.

Nuk mund te perjashtohen as surprizat, por dicka eshte e sigurt, Inter po kerkon nje mesfushor organizator!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.