Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

717 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku habit me deklaratat e tij: “A e dini qe ne janar nga 25 lojtare te Interit, 23 ishim semure? Skriniar sa si ra te fiket ne fushe.”

Lukaku habit me deklaratat e tij: “A e dini qe ne janar nga 25 lojtare te Interit, 23 ishim semure? Skriniar sa si ra te fiket ne fushe.”
Inter Club Staff

Gjate nje interviste te gjate ne instagram me prezantuesen dhe gruan e Mertens, Kat Kerkhofs, Romelu Lukaku ka folur per shume argumente.

Qe nga gjendja e emergjences qe po kalon e gjithe bota deri tek hobit qe ai ka dhe kombetarja apo e ardhmja qe ai ka projektuar.

“Jam rikthyer ne Itali. Kemi pasur leje per te shkuar ne shtepi per pak kohe por me pas jemi therritur me shpejtesi te rikthehemi sepse kampionati mund te rifilloje e duhet te jemi gati.”

“Shokut tim te skuadres. Diego Godin, per shembull, i eshte dashur te marre tre avione per te ardhyr nga Uruguay ketu ne Itali.”

“Pas disa ditesh, ai me ne fund eshte rikthyer. Ishim te gjithe ne nje gjendje shock-u kur morem vesh se duhet te riktheheshim ne Milano.”

“Ne chatin tone te perbashket ne WhatsApp kemi pasur shume frike nga karantina qe na priste per rreth dy jave ne rikthim.”

PLAYSTATION – “Kam takuar Jan Vertonghen online. Ka shume lojtare te futbollit ne Playstation ne kete periudhe. Kur luajme Call of Duty ndahemi ne grupe me gjashte ose shtate.”

“Me pelqen shume te luaj me Memphis Depay. Nuk luaj shume FIFA. Por kur luaj, nuk e mar kurre me veten, me Juventusin dhe me Liverpoolin.”

FAMILJA – “A e kam frike virusin? Shiko, mamaja ime eshte me diabet. Kjo eshte frika ime me e madhe ne kete moment.”

“Nuk me intereson asgje tjeter, ajo eshte mikesha ime me e mire. Cdo kater ore e marr ne telefon dhe e pyes nese ka ndvoje per dicka. E sigurt qe me mungon edhe djali im Romeo.”

“Plani ishte qe te sillja mamane dhe djalin ne Itali per shkak te epidemise. Kam dy apartamente ketu por natyrisht nuk ishte momenti qe ata te riktheheshin tani.”

“Mamaja ime ka thene qe ai eshte Romelu 2.0. Ka energjine time te dyfishte por eshte me i cmendur se sa une. Jam qetesuar fale tij.”

“Nese do njoh dike ne te ardhmen, ai person duhet te doje Romeon njejte po aq sa mua. Ndryshe nuk eshte i nevojshem per mua ai person. Por besoj se do te jete keshtu.”

PANDEMIA – “Kemi pasur nje jave te lire ne dhjetor. Jemi rikthyer dhe betohem per kete qe kur i kthyem ishim 23 lojtare te semure nga 25 qe jemi ne total. Nuk eshte nje shaka.”

“Kemi luajtur ashtu te semure me temperature ne shtepi ndaj Cagliarit te Radja Nainggolan dhe pas 25 minutash nje nga mbrojtesit tane u largua nga fusha e lojes.”

“Nuk mund te vazhdonte me tej sepse sa nuk i ra te fiket ne fushen e lojes (behet fjale per Milan Skriniar).”

“Te gjithe ishin me temperature dhe kishin veshtiresi ne nxemje. Kur po beja nxemjen, u nxeha shume me shume se zakonisht. Ne ka shqetesuar shume ky fakt.”

“Pas ndeshjes ka pasur edhe nje darke me miqte e Puma ne program por i kam falenderuar dhe kam ikur menjehere ne krevat.”

“Ne nuk jemi testuar kurre per virusin ne ate moment dhe nuk do e marrim vesh kurre se cfare kemi pasur. Ne ate kohe nuk flitej se kishte virus akoma ne Milano apo Europe.”

“Kam kontribuar 100.000 euro per nje spital ne Milano. Nuk kam bere kurre nje gje te tille me pare deri ne kete moment. Nuk e kisha menduar kurre.”

“Me shume plakem, aq me shume mendoj te bej nje platforme per te ndihmuar njerezit. Ketu ne Itali jam pritur mjaft mire. Eshte dicka qe e bej me deshire te ndihmoj keta persona ketu.”

GRUPI – “Jemi ketu shtate lojtare njeri pas tjetrit ne nje rruge dhe lagje. Diferenca me Angline eshte shume e madhe.”

“Atje shkonim njehere ne kater muaj te hanim dicka bashke. Ketu jemi bashke te pakten njehere ne 2-3 jave.”

BELGJIKA – “Wilmots na ka bashkuar dhe ka ndertuar dicka shume te rendesishme. Jemi te gjithe miq.”

“Por pyes veten cfare do te ndodhe me djajte e kuq pas Europianit. Imagjinoj qe Roberto Martinez do te largohet, por dua te di se kush do te marre vendin e tij.”

“A do mund te na drejtoje ne menyren e duhur? Nuk jemi nje gruop i lehte, kemi dsia zakona. Duhet te kete liri per ne por si pasoje do te kete rezultate.”

E ARDHMJA – “Pas perfundimit te kampionatit europian do te kem 28 ose 29 vjec. Luaj futboll profesionist qe kur kam qene 16 vjec.”

“Me pelqen te luaj futboll deri ne moshen 36 vjecare. Enderroj ta mbyll karrieren ne Belgjike tek Anderlecht.”

“Prandaj kerkoj qe te jem sa me komplet dhe te jem nje lojtar profesionist plot 20 vite me radhe. Me pas dua vetem te udhetoj dhe te eci koha. Nuk do te behem kurre nje tranjer, por tani ne kete moment po ndjek nje kurs formacionesh qe ti kuptoj mekanizmat sa me mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.