Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 25, 2020

Scroll to top

Top

1,109 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku i ka cuditur te gjithe me kerkesen sapo mberriti ne Appiano: “Jo vetem per Conten, por edhe per mbrojtesat kundershtare.”

Lukaku i ka cuditur te gjithe me kerkesen sapo mberriti ne Appiano: “Jo vetem per Conten, por edhe per mbrojtesat kundershtare.”
Inter Club Staff

E kush do ta kishte menduar se Romelu Lukaku do te vinte ne Itali me gjithe kete pasion per Interin por edhe per Italine? Askush. 

Por mbase nuk e ka menduar kete askush sepse shume pak e kane njohur se cfare lloj njeriu eshte Lukaku dhe cfare jete ben ai.

Belgu eshte nje njeri shume i lidhur me familjen. Kurre nuk ben lajm per jeten jashte fushes se futbollit, me perjashtim te rasteve kur merr pjese ne ndonje ceremoni per bamiresi apo ne ndonje ditelindje te shokeve.

Eshte nje djalosh qe buzeqesh gjithmone do te thonin shoket dhe familjaret e tij dhe ne te vertete nuk do te genjenin aspak.

Por tipi qe ka Lukaku, po e ndihmon ate qe te djege etapat me gjuhen dhe ka filluar qe tani te flase pak Italisht.

Ai pas ndeshjes me Milanit ka dhene interviste ne italisht dhe kete gje e ka bere edhe ne nje interviste te shkurter pas ndeshjes me Lazion.

Ka vetem nje muaj ne Milano dhe realisht ky eshte nje progres gjuhesor shume i madh per dike qe sapo ka ardhur.

Per kete ka folur edhe Gazzetta dello Sport qe flet per nje kerkese teper te cuditshme te belgut sapo ka mberritur ne Appiano per shoket, stafin dhe Conten.

“Sapo ka mberritur ne Appiano, numri 9 i ka thene Contes: ‘Pershendetje mister, do deshiroja shume qe te gjithe te me flisnit ne italisht’.”

“Gjithcka shume e thjeshte: Romelu e quan dicka te tille nje nevoje sepse per tu futur ne menyren me te mire te mundshme ne skemat e Contes, natyrisht qe duhet mesuar edhe italishtja, sepse nuk mund te rrije me nje perkthyes me vete ne cdo moment.”

“Por ai kete gje e ka preferuar edhe per te kuptuar me se miri thirrjet e shokeve dhe ate qe diskutohet gjate pushimit te ndeshjeve.”

“Deri me tani kjo strategji e zgjedhur nga Lukaku ka pasur shume sukses sepse ai duket qe e ka pervetesuar jo pak gjuhen italiane.”

“Tifozet e kane vleresuar shume pas derbit per ate interviste ne itali qe i ka surprizuar shume per mire te gjithe.”

“Kur Lukaku u pyet nga nje gazetar se pse e deshiron me kaq ngulm mesimin e italishtes kaq shpejt, ai u pergjigj me shaka se e donte ‘per te degjuar cfare flasin mbrojtesat me njeri-tjetrin dhe per te perfituar nga dobesite e tyre’. Mund te duket shaka, por nese djaloshi e ka pasur seriozisht, nuk do te ishte nje gabim.”

“Romelu mund te shikonte edhe tv per ta pervetesuar me shume gjuhen, por nuk e ben kete gje. Ai ka nje mesuese personale me te cilen ka avancuar shume si dhe lexon cdo mengjes gazetat per tu permiresuar edhe ne shkrimin e italishtes.”

“Nderkohe, bazat per gjuhen italiane ai i ka hedhur gjate ketyre viteve qe ka ndjekur Lazion. Pse? E thjeshtem, sepse aty luan vellai i tij Jordan.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.