Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

541 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku: “Ju nuk e dini ku jam rritur une, por prandaj jam ky qe jam sot. Tani e ka radhen Interi qe une mezi pres ta shijoj.”

Lukaku: “Ju nuk e dini ku jam rritur une, por prandaj jam ky qe jam sot. Tani e ka radhen Interi qe une mezi pres ta shijoj.”
Inter Club Staff

Romelu Lukaku eshte ylli i madh i merkatos se Interit. 

Pas nje tratative shume te gjate me Manchester United, ai ka ardhur ne Milanon zikalter per nje eksperience te re. Pikerisht ne diten e nisjes se Bundesliges, portali gjerman t-online ka intervistuar sulmuesin belg.

Lukaku ti di edhe gjermanisht, si ka mundesi?

“Te thuash se flas gjermanisht, eshte e tepert. Por e kam mesuar ne shkolle dhe nuk eshte se jam shume mire. Eshte shume e ngjashme me hollandishten, prandaj kuptoj pak. Por kuptoj.”

Cfare fjalesh gjermane kujton nga ditet e tua te shkolles?

“Ckemi”, “Jam mire dhe “Jam Romelu Lukaku dhe jam 26 vjec”

Cfare jane tre gjerat e para qe te vijne ne mendje kur degjon Bundesliga gjermane?

“Shume tifoze te apasionuar, stadiume fantastike dhe nje kampionat qe te ofron mundesi.”

Ti je nje yll boteror dhe njeh shume lojtare te kampionateve te tjera europiane. Sa vlen aktualisht Bundesliga?

“Bundesliga eshte nje nga kampionatet me te bukura sepse ka skuadra si Borussia Dortmund apo Schalke 04 ku mund te shihen shume lojtare te rinj dhe te talentuar.”

Ne te njejten kohe ama, skuadrat e Bundesliges e gjejne shume te veshtire qe te terheqin yjet e kampionateve te tjere ne Gjermani. Pse keta lojtare sduan te luajne ne Gjermani?

“Mendoj se Bundesliga dhe klubet e saj duhet te thyejne kete barriere. Nese nje skuader do te paguante 100 milione euro per nje lojtar, mbase do te thyhej. Por eshte per tu respektuar edhe strategjia per ti rritur talentet vete. Me mire ta besh vete ne shtepi nje superstar se sa ta paguash sa qimet e kokes.”

Axel Witsel eshte nje mik i vjeter i yti. Te ka thene cfare deshiron te fitoje me Dortmund kete sezon?

“Axel eshte nje nga miqte e mi me te mire dhe flasim cdo jave. Eshte nje mekat qe se fituan dot kampionatin vitin e kaluar. Por eshte nje lojtar shume ambicioz dhe i perqendruar tek fitimi i titullit.”

Bashke me te luan ne kombetaren belge. Cfare deshiron te fitosh me kombetaren tende bashke me te?

“Duam te bejme me mire se ne Boterorin e 2018 (Belgjika per pak desh shkoi ne gjysmefinale). Por hap pas hapi dhe me koherence. Duhet te tregojme se te luash per Belgjiken eshte dicka e mrekullueshme dhe e rendesishme.”

Gjermania ka zhgenjyer ne Boterorin e 2018. Cfare mendimi ke per skuadren aktuale gjermane?

“Gjermania po rinderton skaudren e saj kombetare dhe i uroj atyre me te miren per kete gje.”

Ne futbollin profesional flitet shume per gjera private te yjeve. Cfare mendoni per kete?

“Askush nuk mund te dije shume per ty nese nuk del hapur. Prandaj kjo eshte rruga qe une ndjek dhe shume pak gjera dihen per jeten time personale. Refuzoj te ndaj shume rreth saj me te tjeret.”

Gjate femijerise tende, familja jote nuk kishte shume para. Njehere ke thene se per ty ka qene shume e veshtire. Cfare doje te thoje?

“Ju nuk e dini ku jam rritur une. Jam rritur ne disa rrethana teper te veshtira, por edhe ajo gje kishte aspektet e saj pozitive.”

Cfare do te thuash?

“Nuk mendoj se jam i vetmi qe jam rritur ne varferi ekstreme. Kjo me ka dhene mua nje mentalitet te forte. Nuk me intereson cfare te tjeret mendojne per mua. Une vazhdoj te bej me te miren time. E vetmja gje qe nuk duroj dot jane njerezit jo respektues.”

Cfare kujton nga femijeria jote?

“Me pelqente te luaja futboll. Duke pare prapa, vleresoj edhe gjerat e shumta qe me kane penguar dhe qe mezi i kam kapercyer sepse ato veshtiresite me kane bere personin qe jam sot.”

Tani e ka radhen Interi per ty Romelu, a je gati?

“Me shume se kurre. Mendoj se eshte vendi i duhur per te vazhduar karrieren time ne vitet e ardhshme. Jam shume i lumtur dhe mezi po pres ta shijoj kete eksperience dhe te luaj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.