Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

389 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku nuk permbahet nga Belgjika: “Tek Interi ekziston nje person qe me ka ndryshuar jeten. Tani dua te jap gjithcka per Interin sepse…”

Lukaku nuk permbahet nga Belgjika: “Tek Interi ekziston nje person qe me ka ndryshuar jeten. Tani dua te jap gjithcka per Interin sepse…”
Inter Club Staff

Romelu Lukaku, i intervistuar nga Festival dello Sport, i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve, duke folur fillimisht per raportin e mrekullueshem me familjen e tij.

“Me vjen ne mendje mbi te gjitha disiplina dhe mentaliteti qe babai im me ka mesuar mua dhe Jordan.”

“Jane gjera qe na ka treguar cdo dite. Na kane mesuar qe te kemi respekt per tjetrin, per personat e tjere, eshte dicka qe me ka mbetur ende e ngulitur.”

“Si ish-lojtar, ai ka shenuar nje gol ndaj Ancherlecht ne Serie A belge dhe e kam te ruajtur ate moment ende ne nje VHS.”

“Ai gol kunder nje skuadre te madhe me ka mbetur gjithmone ne mendje si nje deshire e madhe per te bere edhe une dicka te ngjashme.”

“Isha gjashte vjec kur mamaja ime u diagnostikua me diabet. Kater vitet e tjera ishin shume te veshtira, sepse cdo te shtune punonim me prinderit qe te sillnim buke ne shtepi.”

“Jane gjera qe me kane mbetur ne mendje. Festimi im i pare per golat i dedikohet mamase time. Pa ate nuk do te isha ai qe jam sot.”

“Qe prej atehere e kam pare veten si nje futbollist: ka qene gjithmone endrra ime. Disiplina qe kemi marre na ka dhene nje ndihme shume te madhe, duke kultivuar keshtu endrren time. Kemi qene me fat qe kemi pasur prinder te tille.”

Ndermjet kampioneve qe kane qene shembull per ty kane qehe Hasselbaink por edhe Vialli?

“Nga Hasselbaink kam ne mendje golin e tij me Chelsea kunder Manchester United: kontrollon topin me gjoks dhe godet ne trekendesh. Pasi kam pare ate gol, kam thene: “dua edhe une te bej kete gje”.”

“Per Vialli pastaj kam pasur ne shtepi videokaseten e Chelsea kunder Shtutgart, kur Zola ka bere gol. Natyrisht qe kujtoj edhe finalen e Interit kunder Lazios, kur Ronaldo ka bere ndeshjen e jetes. Behet fjale per ndeshje te rendesishme.”

Nga Premier League te Serie A ke ndjere nje nivel tjeter kulturor (per racizmin)? A ke vuajtur ne Itali?

“Eshte hera e pare qe kam pesuar episode te tilla per hir te vertetes, duhet te jem i sinqerte, sepse nuk dua te kalojne disa gjera shume thjeshte.”

“Por qe kur jam ne Milano kam ndjere dashurine e te gjithe tifozeve, te qytetit, edhe te goli i pare ndaj Lecces vitin e shkuar.”

“Kjo me ka bere me e forte. Eshte dicka unike. Vetem ne Itali e kam ndjere kete afersi me tifozet. Eshte dicka qe me ben akoma me te motivuar qe te jap gjithcka per Interin.”

Cfare do te thote nje stadium bosh?

“Eshte me te vertete dicka e shemtuar. Degjohet cdo gje qe themi. Mungesa e tifozerise po ndihet. Mungojne ato energjite qe te bejne diferencen. Te kesh nje stadium plot eshte shume e bukur. Jane eksperienca qe te ndryshojne jeten. Por uroj qe tifozet te rikthehen sa me shpejt.”

Antonio Conte ne cfare aspekti te ka permiresuar? Interi eshte gati per hapin e madh?

“Tek Interi ekziston nje njeri qe me ka bere nje njeri dhe lojtar me te mire dhe ai njeri eshte pikerisht Antonio Conte.”

“Fale tij kam kuptuar kush jam, eshte gjeja e pare qe duhet kuptuar. E dija qe ai dhe Interi ishin zgjedhja me e mire per mua.”

“Qe prej stervitjes se pare kam dhene 100% per Interin. Duam te fitojme dicka. Interi eshte gati per Champions?”

“Sezonin e kaluar kemi bere shume mire. Por duhet te flase fusha e lojes. Te tjerat nuk kane rendesi.”

“Shoku i skuadres qe te zbavit me shume? Stefano Sensi, Lautaro, Young, Handanovic dhe Barella jane ata qe me zbavisin me shume.”

“Grupi eshte ne menyre fantastike i bashkuar, jemi te gjithe bashke. Askush nuk mbetet vetem ketu te Interi.”

“Idhujt ne jete? Endrra ime me em adhe ka qene ajo qe te takoja Kobe Bryant dhe Nelson Mandela. Por per fat te keq…”

Ne fund ai ka marre edhe cmimin Giacinto Fachetti: Eshte nje nder, jam shume i lumtur. Shpresoj te shikojme San Siron plot sa me pare te jete e mundur. Faleminderit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.