Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,393 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku, rikthimi i madh. Po ndodh vertete? Cfare prapaskene ne oret e fundit: “Big Rom ka njoftuar direkt…”

Lukaku, rikthimi i madh. Po ndodh vertete? Cfare prapaskene ne oret e fundit: “Big Rom ka njoftuar direkt…”
Inter Club Staff

Rikthimi i madh eshte gati: Romelu Lukaku eshte shume prane qe te rikthehet tek Interi ne nje aventure te dyte ne Milano.

Eshte pikerisht skuadra qe ai braktisi ne vitin e kaluar dhe qe tani deshiron qe te perqafoje me te gjitha kushtet.

Ashtu si ju kemi treguar edhe me pare, tratativa me Chelsea po ecen shume mire dhe mund te mbyllet vetem brenda pak ditesh.

Nderkohe, ashtu si shkruan La Gazzetta dello Sport, ka edhe nje prapaskene tjeter ne lidhje me kete situate.

“Lukaku me sa duket ka njoftuar te gjithe miqte e tij milanez: behuni gati sepse une po rikthehem, do te jem shume shpejt aty.”

“Vetem dymbedhjete muaj qe prej dites kur ai la nje shije te hidhur te tifozet e Interit, Lukaku eshte gati te kerkoje falje ne fushe.”

“Mungon pak, shume pak. Por Romelu tashme i ka paralajmeruar te gjithe miqte e tij te afert se eshte gati qe te rikthehet te shtepia e tij ne City Life, aty ku dominonte Milanon.”

“E gjithcka mund te nise pikerisht prej ati momenti qe u largua, duke kerkuar keshtu qe te gjeje falje te tifozet e Interit me ane te golave. Por fakti se ai ka lajmeruar edhe shoket e tij te afert ne Milano per kete, eshte nje tregues teper i rendesishem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.