Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

784 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku tek Juve, flet edhe Biasin: “A e dini se kush eshte e vetmja gje qe mund t’ju them? Se nuk po kuptoj me asgje.”

Lukaku tek Juve, flet edhe Biasin: “A e dini se kush eshte e vetmja gje qe mund t’ju them? Se nuk po kuptoj me asgje.”
Inter Club Staff

Interi e kerkon Romelu Lukaku prej javesh tashme, por duket se ne loje per belgun e Manchester United eshte futur ndjeshem ne gare edhe Juventusi. 

Udhetimi i fundit i agjentit te Paolo Dybala ne Angli ku ka shkuar per te negociuar me Manchester United ka turbulluar jo pak ujrat dhe ka bere qe te habiten shume persona qe ne pamje te pare menduan se zerat Juve-Lukaku ishin nje fantazi e mediave.

Keshtu, shkembimi Lukaku-Dybala eshte nje hipoteze e mundshme ne kete moment dhe duket se Juventusi i ka hapur lufte Interit dhe Contes per objektivin kryesor te sulmit per kete te fundit.

Per kete ceshtje ka shkruar edhe pak minuta me pare gazetari i njohur Fabrizio Biasin, nje gazetar shume afer ambjentit te Interit.

Por si rralle here ku ai jep mendimin e tij apo tregon ato qe di rreth nje ceshtje te caktuar, kesaj radhe per sa i perket Lukaku-Juventus, Biasin duket se nuk ja ka idene se cfare po ndodh.

Ai ka shkruar: “E vetmja gje qe me vjen te them ne kete moment ne krahasim me te gjitha zerat e merkatos qe kam komentuar me perpara eshte se nuk kam kuptuar asgje e po vazhdoj te kuptoj asgje.”

Keshtu komenti i Biasin tregon edhe njehere habine e tij por edhe mungesen e informacionit qe ka per kete tratative. Nderkohe qe te gjithe mendonin Interin si destinacionin e vetem te Lukaku, tashme duket se eshte gare e hapur me Juventusin e Sarrit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.