Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

285 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku: “Villas Boas me ka lenduar. Nuk duhet te me kishte trajtuar ne ate menyre: nuk e kam fakur kurre. Ne stervitje…”

Lukaku: “Villas Boas me ka lenduar. Nuk duhet te me kishte trajtuar ne ate menyre: nuk e kam fakur kurre. Ne stervitje…”
Inter Club Staff

Ka qene 21 maji i 2012, ne rruget e Londres ka shume entuziazem, po vjen autobuzi i zbuluar me lojtaret e Chelseas qe sapo kishin fituar Champions League.

Ne ate autobuz eshte edhe Romelu Lukaku. I intervistuar nga Hat Laatste Nieuws, sulmuesi tregon se sa i komplikuar ka qene ai sezon nga ana personale dhe raporti qe ka pasur me Andre Villas Boas, i zevendesuar me pas nga Roberto Di Matteo gjate sezonit ne vazhdim.

“Di Matteo me tha se do te qendroja me grupin deri ne finale. Nuk ka ngritur nje gisht kunder meje.”

“Kjo sepse nuk e kam fituar ate trofe i vetem. Eshte nje gje qe e mendoja qe kur isha 11 vjec: nese nuk kam kontribuar, nuk eshte trofeu im. Por nese ke luajtur ne ate sezon dhe ke shenuar, atehere po, mund ta tregosh qe e ke fituar.”

ASNJE BESIM NE DREJTIMIN TIM – Villas Boas nuk kishte aspak besim te Lukaku: “Gjate ndeshjeve ne stervitje ndonjehere me jepte nje bluze per te luajtur me te dyja skuadrat.”

“Nje here mu desh te luaja si mbrojtes i krahut te majte dhe nje here si mbrojtes i krahut te djathte. Nuk rritesh ne kete menyre.”

“Pastaj ne nje fare pike duhet te mendosh per veten. I thashe klubit cfare mendoja. E di: edhe Villas Boas ishte ne presion. Por per kete motiv pikerisht nuk duhet te me trajtonte ne ate menyre.”

“Di Matteo me afroi me nje bote komplet tjeter, me perfshiu menjehere ne gjithcka. Duhet te kishte ardhur shume me heret. Me te vertete, nuk e kam falur kurre Villas Boas per ate qe me ka bere.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.