Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

533 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Magjistari Pondrelli: “Zbuloj sekretin e pregatitjes atletike.”

Magjistari Pondrelli: “Zbuloj sekretin e pregatitjes atletike.”
Xhorxh Gellci

“Jam ne krah te Mazzarrit prej 13 sezonesh dhe besoj se fati i stafit tone eshte te punojme me nje trainer shume te zotin qe na ben edhe ne te dukemi me te zotet.”

Trembedhjete sezone te kaluara ne krah te Walter Mazzarrit. Tani Giuseppe Pondrelli eshte gati te perballoje me trainerin toskan edhe kete sfide te re: ta rishpien Interin atje ku i takon, ne maje te klasifikimit fale punes, qe eshte baza e gjithckaje.

Pregatitesi atletik Giuseppe Pondrelli flet ne mikrofonat e Inter Channel, ne fund te stervijes, duke shpjeguar programin qe skuadra do te ndjeke gjate pregatitjes verore dhe jo vetem.

Prej sa kohesh punoni me Mazzarrin?

“Jemi njohur ne kohet e Primavera te Bologna, pra sezoni 2000/2001, dhe ky eshte sezoni i trembedhjete. Ka qene sigurisht fati im, sepse misteri me ka kerkuar ta ndjek ne cdo skuader ku ka shkuar, qe pas Primaveres te Bolognes kane qene: Acireale ne serine C2, Pistoiese ne C1, Livorno ne B, tre vite tek Reggina ne A, dy ne Sampdoria, dhe 4 ne Napoli.”

Ju jeni bolonjez?

“Po, jam bolonjez.”

Thuhet qe mbrapa nje burri te zotin, fshihet gjithmone nje grua e forte. Ne te njejten kohe, mbrapa cdo traineri te madh, ka nje pregatites te madh?

“Nuk jam dakord, sipas nesh, eshte fati i mire i stafit tone qe punojme me nje trainer te shkelqyer, qe na ben edhe ne te dukemi me te zotet.”

Si funksionon puna ne Pinzolo? Po filloni ta njihni grupin e cunave?

“Pas disa ditesh njohjeje ne Appiano Gentile me stervitje rigjenerimi dhe teste atletike kemi filluar stervitjet dyshe qe jane klasike per fazen e pregatitjes verore. Ne punojme ne menyre shume tradicionale: stervitje dyshe, nje pjese tekniko-taktike dhe nje atletike. Qartesisht, ajo atletike ne kete periudhe eshte pak me më shume intensitet, edhe pse topi eshte prezent, sic e keni pare. Pastaj me kalimin e javeve, do te ulet volumi dhe do te synohet me shume kualiteti persa i takon punes atletike, ndoshta do te shtojme edhe kohen me top.”

Kemi vene re shume pune fizike, shume vrap. Me te drejte, cunat perfundojne te lodhur. Eshte ky nje sinjal pozitiv?

“Dikush mund te hyje ne fushe dhe ti beje lojtaret te vrapojne per dy ore, nga fillimi deri ne fund te stervitjes. Eshte e qarte se do te perfundonin te vdekur, por nuk do te ishte nje lodhje e vlefshme. Eshte e drejte qe te jene te lodhur pasi te kene bere stervitje funksionale per sportin qe praktikojne. Lodhja vjen nga puna pa ose me top qe behet ne stervitje, dhe jo vetem nga vrapi qe urdheron pregatitesi atletik.”

Do te kete kohe te kuptojme logjiken e punes tuaj edhe gjate sezonit. ‘Corriere della Sera’ ka titulluar: Pondrelli, magjistari i muskujve…

“Ndoshta e kane ekzagjeruar disi (qesh). Kemi nje metodologji stervitjeje qe deri tani mendoj se na ka sjelle shume perfitime ne aspektin e paraqitjeve dhe te mbrojtjes nga demtimet. Ne fund te fundit, futbolli eshte nje sport me kontakt fizik, ku ka dyluftime, ka shume shpejtesi, prandaj shume here demtimet jane te paparashikueshme. Tani per tani, kemi qene te zotet dhe me fat ne nivelin e paraqitjeve dhe demtimeve. Sigurisht te gjithe mundohen te japin me te miren, eshte nje pune qe nis qe nga stafi teknik, kalon tek stafi mjekesor dhe kalon edhe nga jeta e mire e atletit qe duhet te beje nje profesionist futbolli. Nje permbledhje e shume gjerave qe mund te ndihmojne te ulet numri i demtimeve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.