Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,105 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Maicon: “Kur e fiton tripletën në një shoqëri të madhe si Interi, mbetesh në histori. Mourinho…”

Maicon: “Kur e fiton tripletën në një shoqëri të madhe si Interi, mbetesh në histori. Mourinho…”
Rinor Sopaj

Në episodin e ri të “I signori del calcio” Sky Sport, protagonist ishte Maicon. Kolosi flet për vitin 2010, viti i Tripletës ku braziliani ishte njëri prej protagonistëve të padiskutueshëm: “Për mua sigurisht se momenti më i rëndësishëm i asaj Lige të Kampionëve ishte në Kiev, kundër Dinamos. Sepse aty ndryshoi sezoni ynë. Pastaj kundër Barcelonës: më kujtohet shumë mirë kur Thiago Motta u përjashtua, kemi folur së bashku me Lucion, Samuelin, Chivun dhe Zanettin, dhe kemi thënë: ‘Djema tani duhet ta dëshmojmë punën tonë në mbrojtje, sot duhet të tregojmë se çfarë bëjmë në stërvitje’. Dhe kështu ndodhi, u mbrojtëm mirë, sepse Eto’o e bënte mbrojtësin e krahut të majtë, ndërsa Pandev në të djathtë. Neve na duhej të mbroheshim. Kështu shkoi mirë. Në ato momente ishte e lehtë për njerëzit të mendonin se pasi ta kalonim Barcelonën me Bayern Munichun do ishte e lehtë. Mirëpo nuk është kështu, ishte një ndeshje e vështirë, jemi përballur në mënyrën më të mirë dhe shkoi gjithçka mirë sepse bëmë një ndeshje të përsosur sipas meje. Është e vështirë të fitosh Tripletën. Janë kujtime të bukura, sepse kur e arrin një sukses të tillë në një shoqëri si Interi, sigurisht se do mbetesh përgjithmonë në histori”.

Mourinho? Ka qenë i drejtë me të gjithë, gjithmonë e ka thënë atë që donte nga lojtarët, dhe të gjithë e kuptuam çfarë personazhi është. Kur erdhi ai filloi momenti që Presidenti e donte, të fitonim një garë të rëndësishme. Kur erdhi ai e kuptuam menjëherë që momenti ishte ky. Ia dha të gjithë lojtarëve nga një letër ku shkruhej se çfarë donte nga secili. Dikush e lexoi, dikush jo, dhe ata që nuk e lexuan kanë gabuar, sepse aty ishte gjithçka. Sipas mendimit tim, ai është shumë i zoti që t’i vendosë lojtarët në kushte për të fituar”.

Derbi i Romës dhe i Milanos? Derbi romak është një ndeshje e veçantë. Në derbin tim të parë të gjithë njerëzit më thonin: ‘Jepi, tani duhet ta fitojmë derbin’. Kjo sepse në finalen e Kupës së Italisë, Roma kishte humbur. Dhe derbi im i parë ishte ai i radhës. Shkoi mirë sepse fituam 2-0, dhe ishte ndeshje e përsosur. Ndeshja që e ndjeva më shumë ishte derbi kundër Milanit, sepse është një derbi i veçantë. E ndjeja më shumë ndeshjen kundër Milanit sesa kundër Juves”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.