Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

584 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Maicon: “Nainggolan eshte i nje super niveli, ben vetem ndeshje te medha. Skriniar per mua…”

Maicon: “Nainggolan eshte i nje super niveli, ben vetem ndeshje te medha. Skriniar per mua…”
Ardis
  • On 13/10/2018, 19:47

“Kjo skuader ka karakter. Nuk them se ka karakterin tone, por ka karakter.”

”Mbas 7 vjetes kthehesh ne Champions League sigurisht qe te jep entuziazem. Por te kthesh rezultatin kunder Tottenham dhe te fitosh ne Eindhoven jane sinjale te mira.”

”Mund te bejne gjera optimale edhe ne te ardhmen”. Eshte mese i bindur Maicon, edhe ai prezent ne mbremjen ne Trento.

Nga blerjet e reja kush “peshon” me shume? Nainggolan?
“Per Radja-n eshte me mire qe te mos flas sepse kam qene me te dy-tre sezone te Roma dhe me e mira eshte qe te mos them asgje (qesh). Eshte nje mik i madh, e shikoj te performoje ndeshje te medha, por te gjithe e njohim forcen e tij. Ai qe me ka impresionuar me shume eshte De Vrij, sepse eshte ambjentuar shume mire. Gjithmone ne nivele te larta, shume interesante. Por eshte edhe dikush tjeter, edhe pse nuk eshte blerje e re”
.

Na e thoni…
“Skriniar. Tashme e kam thene edhe me pare, me ka impresionuar ne ndeshjen kunder Napoli-t. E kam pare ne TV ne Brazil dhe eshte me te vertete goxha i forte”.

Ne rolin tuaj ne dy sezonet e fundit kane luajtur Cancelo dhe Vrsaljko. Jane pasardhes te mire?
“Ndryshojne shume. Kur isha une, isha vetem une. Shaka, jane lojtare te rendesishem, kane bere dhe do te bejne mire. Me pas eshte edhe Spalletti, qe e kam pasur trajner dhe eshte nje garanci”.

Mund te jete nje vlere  shtuar, ashtu sic ishte Mourinho per ju?
“Sigurisht. Ai e njeh shume mire si Champions League ashtu edhe kampionatin. Ne nje moment te pare per te kuptuar metodat e Spalletti-t eshte pak e veshtire, por tashme verehet se lojtaret e kane kuptuar ate qe kerkon
ai”.

Tashme po vjen derby. Kujtime mbi ndeshjen brenda qytetit?
“Ndeshje speciale, qe ne javen perpara e perjeton ndryshe. Me pas kujtimet qendrojne: ai gol ne minutat e fundit eshte nje nga momentet me te bukura”
.

Me pas vjen Barcelona: ne vitin e Tripletes jeni ndeshur kater here kunder Barcelones.
“Kater here kunder Barca-s: cfare fati? Por ne fund ishte shume e bukur, kemi mesuar shume dhe e kemi kaluar ne turnin, duke shkruar historine e klubit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.