Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

688 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Malcom, konfirmime nga Bordeaux. Vecino rinovon, sondazh per Zappacosta. Neser oferte zyrtare per…

Malcom, konfirmime nga Bordeaux. Vecino rinovon, sondazh per Zappacosta. Neser oferte zyrtare per…
Bujar Berishaj

Radja Nainggolan tashme eshte shume afer, nje perforcim per mesfushen e Inter.

Por zikalterit nuk mjaftohen me kaq dhe jane edhe ne kerkim te nje sulmuesi krahu, objektivi kryesor eshte Malcom.

Bordeaux ka konfirmuar se eshte e hapur per formulen e propozuar nga Inter, pra huazim me te drejte blerje. Kerkesa e klubit francez eshte 7/8 milione euro per huazimin dhe 30/32 per te drejten e blerjes. Mbetet per t’u pare nese zikalterit do te arrijne te marrin brazilianin.

Interi ne anen tjeter po punon edhe per Nico Gonzalez dhe ne oret e ardhshme Argentinos Juniors do te pranoj nje oferte per sulmuesin e ri. Kjo levizje e Interit do te behet ne sinergji me Sassuolon ose Cagliarin, me lojtarin qe do te jete zikalter vetem ne te ardhmen.

Mbyllet ketu? Aspak.

Ausilio po kerkon eshte nje mbrojtes krahu dhe gjate dites se sotme ne zyrat zikalter ka qene Alessandro Lucci te cilit i jane kerkuar informacione per Davide Zappacosta te Chelsea. Por megjithate jo vetem blerje.

Kjo sepse Matias Vecino do te rinovoj kontraten e tij me Interin edhe per nje sezon tjeter. Per te eshte gati nje kontrate deri ne vitin 2022.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.