Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

577 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Maldini perseri: “Tonali kishte mundesi te transferohej te nje klub i madh dhe ne para dy muajsh as nuk e mendonim dot…”

Maldini perseri: “Tonali kishte mundesi te transferohej te nje klub i madh dhe ne para dy muajsh as nuk e mendonim dot…”
Inter Club Staff

“Deri disa muaj me pare, ishte nje operacion qe Milani as nuk mund ta mendonte dot (per Sandro Tonalin”.

Keshtu flet Maldini per Sky Sport dhe per blerjen e lojtarit te ri italian, Sandro Tonali nga Brescia.

Drejtuesi i Milanit keshtu flet per lojtarin qe ka qene afer Interit dhe ka nenvizuar me kujdes se: “Ai ka qene dicka e pamendueshme dot disa muaj me pare.”

“Por kemi arritur ne kete pike, qe ta marrim djaloshin ne Milano fale tij dhe agjenteve te tij qe na kane ndihmuar.”

“Presidenti Cellino ka qene nje person me vlera dhe ka mbajtur fjalen. Kishim mundesi per te bere dicka dhe ja dolem ta benim.”

“Une fola me Tonalin dy muaj me pare dhe i thashe se veshtire se do mund ta blinim dot.”

“Ne ate kohe ai kishte mundesine te shkonte te nje klub i madh, dhe ne nuk kishim asgje ne dore. Dhe ne bisedime i thashe qe ishte e drejte qe ai ta dinte se Milani nuk kishte mundesi te futej ne gare.”

“Por me pas, me terheqjen e te tjerve, u krijua mundesia per Milanin qe te hidhej ne sulm per djaloshin.”

“Ish-kapiteni milanist ka folur edhe per zerat qe afrojne Chiesa me Milanin dhe ka thene: “Eshte nje nga lojtaret e rinj me te mire ne Itali.”

“Por me Fiorentinen nuk ka pasur kurre nje tratative per ta sjelle tek Milani. Ideja eshte qe te permiresojme skuadren gjithmone.”

“Derbi? Interi eshte nje skuader shume e mire, por derbi eshte i paparashikueshem. Te shohim si do te jete perballja kete sezon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.