Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

721 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Manaj i thote lamtumire Interit, sulmuesi shqiptar ne Spanje. Ausilio…

Manaj i thote lamtumire Interit, sulmuesi shqiptar ne Spanje. Ausilio…
Bujar Berishaj

Interi vazhdon te punoj me intensitet te madh ne merkato.

Pasi qe ka zyrtarizar Nainggolan ne hyrje dhe ka siguruar sherbimet e Asamoah, De Vrij e Lautaro Martinez, klubi zikalter po punon edhe per merkaton ne dalje.

Sot eshte zyrtarizuar shitja e Nagatomo te Galatasaray dhe Carraro te Atalanta por jo vetem, sepse Piero Ausilio po punon edhe per shitjet tjera e sidomos tek te rinjte.

Nje nder ta eshte edhe sulmuesi shqiptar Rey Manaj qe ne sezonin e fundit ishte ne huazim te Granada ne Spanje. Karriera e tij do te vazhdoj serish ne Spanje por kete here te nje klub tjeter, Albacete.

Ai do te largohet me titull definitiv raporton eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio dhe do te nenshkruaj nje kontrate pese vjecare me klubin e ri ndersa shifrat e kesaj marreveshje nuk jane bere akoma te ditura.

Dhe meqenese Manaj largohet me titull perfundimtar atehere drejtorit sportiv Piero Ausilio ka menduar qe ne marreveshje te fus edhe nje te drejte riblerje si nje siguri per te ardhmen.

Vlen te permendet se Ausilio&co tashme kane arritur objektivin e plusvalencave te vendosur nga UEFA dhe nga korriku mund te perqendrohen ne tratativat tjera si ajo per Malcom.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.