Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,459 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “24 gjuajtje, 75% mbajtje topi, cfare mund te them? Nuk ka pendesa. Per EL…”

Inter Club Staff

Europa mbetet nje hap larg, nje pike terren ju fitua skuadrave nga Genoa, por barazimi me shum po shihet si nje humbje se sa si nje rezultat pozitiv. Kete gje e ka shprehur edhe Roberto Mancini ne mikrofonat e Sky ku ka treguar se eshte jo pak i zhgenjyer nga rezultati.

“Jemi shume te zhgenyer, deshironim te kapnim vendin e gjashte por nuk ja rritem. Patem shume veshtiresi ne gjetjen e golit. Kur te tjeret mbrohen dhe nuk gjen dot rrugen e golit, ne cdo minute qe kalon behet akoma me e veshtire. Jemi te zhgenjyer qe nuk fituam dot, por jo per pjesen tjeter. Ndoshta mungoi intesiteti, por kemi bere 24 gjuajtje. E vertete, nuk ishim te sakte sepse vetem 4 gjuajtje ishin ne porte nga 24 por mbajtja e topit ishte 75% nga Interi. Jane ndeshje qe nese ben nje gol, ben edhe 3, por edhe mund te mos besh asnje. Nuk kam ndonje pendese, me vjen keq vetem qe nuk shenuam dot. Sigurisht ne ndeshje te tilla Interi ka nevoje per lojtare qe dine ti zhbllokojne dhe Interi ka lojtare te tille, por nuk ja dolem dot. Kur gjen perpara 10 lojtare qe vetem mbrojne, cdo gje behet super e veshtire. Icardi nuk luajti mire? Un mendoj se ishte me poshte se mesatarja por per faktin qe nuk pati hapsira dhe nuk u furnizua sic duhet. Ata kishin 8 lojtare ne zone dhe 2 lojtare perpara saj. Eshte e qarte qe Shaqiri, Poldi dhe Hernanes duhet te ishin me te sakte per ta gjetur ate, por ne ndeshje si keto, eshte goxha veshtire. Nje regjizor ne vend te Medel? Nuk eshte problemi Medel, loja e ngadalte nisej nga mbrojtesit. A jane nje veshtiresi paraeleminatoret e Europa League nese arrihet te kapen gjithmone? Eh, duhet te bejme maksimumin. Me siguri do te bejme dy skuadra vitin qe vjen, nje per te fituar kampionatin dhe nje per Europa League(qesh). Eshte e qarte qe te enjten duhet te ndryshosh shume, e nese mundesh duhet ta besh. Benitez e ka bere dhe e ka bere mire. Eshte e vetmja menyre per te shkuar deri ne fund. Tani deri ne fund duhet te bejme sa me shume pike. Chievo ne ndeshjen e sotme ka pasur vetem nje skeme: Te gjithe ne mbrojtje e pastaj nese na del ndonje top te shkojme perpara. Ne duhet te ishim me preciz, sepse 24 gjuajtje nuk jane pak. Te shohim perpara, ka edhe kater ndeshje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.