Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

2,516 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “3 pike duke shpresuar qe te tjeret te gabojne. Kerkojme lojtar me kualitet. Alvarez qendron tek Sunderland. Fekir…”

Mancini: “3 pike duke shpresuar qe te tjeret te gabojne. Kerkojme lojtar me kualitet. Alvarez qendron tek Sunderland. Fekir…”
Bujar Berishaj

Eshte java e parafundit ne kampionatin italian, qe e gjen Interin ne kerkim te nje vendi per EL kunder nje kundershtari direkt: Genoa. Per te analizuar ndeshjen dhe per t’iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve Roberto Mancini flet ne konference per shtyp.

Eshte ndjenja qe, duke pare edhe terheqjen e licences UEFA nga Genoa, gjithcka behet me e lehte per Interin sa i perket Europes?
“Kemi dy ndeshje, nuk varet akoma vetem nga sepse nese fitojme dhe Samp fiton dy ndeshje ne nuk shkojme, do te kerkojme te bejme rezultat dhe shpresojme qe tjeret humbin pike. Pavaresisht humbjes se pamerituar kunder Juves ka akoma shprese.”

Sa i perket merkatos, pervec Toure, nevojitet nje mbrojtes dhe nje sulmus i nivelit te njejte?
“Duhet te marrim lojtar me kualitet, qe mund t’i sjellin skuadres ate qe i mungon. Nese arrijme t’i marrim ata me karakteristikat e duhura mund te permiresohen edhe ata qe jane tani, mund te permiresohen shume.”

Allegri e ka identifikuar Juven si nje tiger, Interi cfare kafshe te kujton?
“Juve eshte si Interi i 5-6 viteve me pare, skuadra me e forte qe dominonte kampionatin. Eshte e panevojshme te mendosh per ngjashmeri me kafshe, e dime cfare duhet te bejme pa lejuar qe te gabojme ne merkato.”

Duhen lojtar me eksperience, nuk ka pasur ndonje ndryshim pas braktisjes se lojtareve historik?
“Nuk eshte e lehte t’i gjesh keta lojtar, ndonjehere merr nje lojtar qe mendon se do te jete i nevojshem por duhet kohe dhe duhet kaluar neper gabime per te gjetur lojtar te tille, por jemi ne rrugen e duhur. Duhet te gjejme lojtar qe sjellin dicka te rendesishme sic thash, duhet siguri nuk mund te rrezikojme nese nuk jemi 100% te sigurt.”

Jeni optimist pas takimit me Thohir edhe ne frontin Toure?
“Presidenti eshte ne gatishmeri per te ndertuar nje skuader te madhe dhe mund vetem te me bej te lumtur ashtu si tifozet.”

Fekir mund te jete gati per Italine dhe i dobishem tek Inter?
“Eshte i ri, ka kualitete, ne Ligue 1 ka bere mire, mund te jete i dobishem por eshte lojtar i Lyon, do te luaj ne Champions dhe nuk besoj qe do heqin dore lehte nga ai. Ka kualitete, sigurisht.”

Genoca ndeshje brenda apo jashte per EL? Ndeshja me e rendesishme e ciklit tend te dyte?
“Eshte mundesia e fundit qe mund te kemi nese rezultatet tjera na pershtaten. Shpresoj qe ne te ardhmen te kete ndeshje me te rendesishme sesa nje kualifikim ne Europa League. Nuk do te jete e lehte sepse Genoa eshte ne forme dhe luan mire, duhet te luajme sic bejme shpesh jashte shtepie.”

Mungon nje lider ne mbrojtjen me kater?
“Mbrojtja eshte permiresuar shume ne muajt e fundit, do te permiresohet akoma, do te kerkojme tjere lojtar per te pasur me shume zgjedhje akoma por edhe keta qe jane tani mund te permiresohen.”

Cfare reflektimi te japin piket e humbura ne kapacitetin mental te skuadres?
“San Siro ndonjehere te fut friken, ne teori duhet te jete stadiumi ku ne bejme pike dhe jo i humbim sic kemi bere ne kete vit per te fituar pastaj jashte shtepie. Skuadra tani ka fituar nje mentalitet te mire por per te luajtur ne San Siro duhet dicka me shume edhe ne nivelin teknik, duke pare humbjen absurde me Juven. Nese nuk konkretizon kur dominon 45 minuta te mungon dicka.”

Ne finalen e Champions beni tifo per Juven apo i jepni keshilla Barcelones?
“Do te jete nje ndeshje e bukur mes dy skuadrave te medha, do te jete nje kenaqesi.”

Me mire te transferosh lojtar te rinj per t;i formuar apo siguri ndoshta nga Europa ose nga kampionate jo larg?
“Inter duhet te synoj sigurite dhe nese eshte mundesia edhe te rinje me shpresa te medha, te dy gjerat.”

Keni ardhur dhe ishit shume optimist per Championsin. Tani mund te synohet Europa edhe nga vendi i tete?
“Une jam optimist nga natyra, tani kemi nje mundesi per te shenjestruar vendin e gjashte duke fituar ne Genova dhe duhet te mendojme vetem per kete.”

Llogaritni ne rekuprimin e Vidic ne mbrojtje? D’Ambrosiodhe Nagatomo mund te luajne, por Santon cfare fundi ka pasur?
“Davide ka bere ndeshje te mira, ndoshta shume rradhazi, pastaj sic mund te ndodh ka pasur nje renie fizike te madhe dhe e ka paguar. Tani nuk eshte ne formen me te mire, ndoshta neser luan, nuk eshte ne formen me te mire por eshte nje lojtar ne te cilin mbeshtetemi per te ardhmen. Duke luajtur shume tani po e vuan.”

Ne rast se Handanovic largohet, preferoni nje portier te ri apo nje low cost ekspert?
“Kemi disa portiere te ri shume te mire, keshtu qe i kemi ne shtepi. Shpresojme qe Handanovic qendron, nese duhet te largohet do te kerkojme nje portier te mire ekspert.”

Ne rast se nuk rekuperohet Vidic, Juan apo Nagatomo ne krah?
“Vidic eshte stervitur pak, te shohim neser.”

Per merkaton e ardhshme do te jene te rendesishme shitjet: Alvarez do te blehet nga Sunderland apo do te kthehet?
“Nuk e njoh mire situaten por besoj qe do te qendroj tek Sunderland.”

Shaqiri eshte lojtari i pare me origjine shqiptare qe luan tek Inter, si si gjykon muajt e tij te pare ketu?
“E njoh mire, e ndejk nga koha kur ishte tek Basel. Jemi te lumtur qe e kemi tranferuar, ashtu si Santon ka pasur nje renie fizike sepse nuk ishte aktiv nje muaj dhe ka luajtur edhe pa stervitje. Duke luajtur ka rene fizikisht por vitin tjeter mund te jete i rendesishem. Pozicioni ne fushe? Kemi investuar tek nje i ri me kualitet si ai, mund te luaj si sulmues krahu ne te djathte ose sulmues i dyte, mbeshtetemi tek kualitet e tij ne ate zone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.