Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,755 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Banega i forte, nuk e di nese eshte akoma i Interit. Kater ekipe me te forta se ne. Simeone dhe Ranieri…”

Mancini: “Banega i forte, nuk e di nese eshte akoma i Interit. Kater ekipe me te forta se ne. Simeone dhe Ranieri…”
Bujar Berishaj

Kane mbetur edhe tre ndeshje nga fundi i kampionatit, kampionat i cili duket se nuk ka edhe shume per te dhene per Interin. Eshte koha per Lazio-Inter dhe Roberto Mancini flet ne konference per shtyp para ndeshjes se neserme:

Keto tre ndeshje do te sherbejne edhe per lojtaret qe duan te konfirmohen?
“Te gjithe lojtaret kane dhene gjithcka kete sezon, nga fillimi e deri me sot. Askush nuk eshte dorezuar, jam shume i lumtur per kete. Per te iu pergjigjur pyetjes, them jo. Duhet te luajme mire me Lazion, pastaj shohim. Per vendin e trete duhet te provojme deri ne fund”.

Banega eshte i duhuri per Interin?
“Po flasim per nje lojtar qe luan me Argjentinen, me eksperience, por nuk e di nese e kemi transferuar tashme ose jo. Tani eshte nje lojtar i Sevilles”.

Lojtaret e forte qendrojne?
“Do te doja te permiresoj skuadren, pastaj nuk mund ta di akoma ne cfare menyre. Objektivi yne eshte te rritemi, jemi nje klub i madh dhe jemi ne rrugen e duhur. Eshte e mundshme”.

Juventus do te fitoj edhe per shume kohe?
“Eshte skuadra me e forte, ka ndertuar stadiumin qe eshte shume i rendesishem. Cdo vit ka me shume pike ne krahasim me tjeret, ka investuar dhe ka blere lojtare te forte”.

Felipe Melo nuk grumbullohet me Brazilin per shkak te gazetarve?
“Nuk e di, nuk eshte pyetje per mua”.

Kush jane keqardhjet per kete sezon?
“Te presim fundin per te dhene nje pergjigjje, ne duhet te permiresohemi sic e kam thene. Por duhet kaluar ne disa zhgenjime, sezoni nuk eshte i tmerrshem, interistat duhet te kuptojne qe eshte keshtu. Jemi ne vendin e katert pas tre skuadrave me te forta. Ne pjesen e pare te kampionatit arrinin kritika po arsye, tifozet duhet te dijne qe renia eshte normale, por viti yne ka qene i mire”.

Pse Atletico Madrid pergezohet, kurse Interi i pjeses se pare te kampionatit kritikohej?
“Cdo skuader ka lojen e vet, ata kane investuar dhe jane klub i rendesishem. Kane fituar dhe kane arritur rezultate, ne keto vite kane bere gjera te rendesishme. Dua t’i bej komplimente Simeones”.

Mancini pastaj shton: “Edhe Fiorentina eshte me mire se Interi, luajne se bashku prej vitesh dhe kane nje trajner shume te mire. Nuk ndryshoj ide nga fillimi i sezonit. Megjithate une marr pergjegjesite e mia”.

Pse e thuani kete gje?
“Sepse kane vlera teknike dhe sepse keto skuadra luajne se bashku prej vitesh”.

Pse i keni dhene vetes note te ulet?
“Sepse jam pergjegjes, por sezoni sic kam thene qendron i mire”.

I keni pikasur tashme dy kampionet per te cilet keni folur ne kohet e fundit?
“Varet nga shume gjera, behet e veshtire per te dhene nje pergjigjje ne kete moment. Ndonjehere duhet ndryshuar objektiv ne merkato, por duhet te jene lojtar te gatshem”.

Per cfare arsye Inter vuan ne pikasje e lojtarve te rinj qe jane te gatshem?
“Fillimisht duhet sistemuar FPF, skuadra jone e vezhguesve eshte e rendesishme. Pas kesaj mund te operojme, por te luash te Interi nuk eshte aspak e thjeshte”.

Ju me te drejte thuani qe Toure eshte nje lojtar i Cityt dhe veshtiresite per te operuar ne merkato nuk mungojne, por nese paraqitet mundesia per te arritur tek ai do e shfrytezonit apo ky opsion tashme nuk vlen?
“Nuk e di, sepse eshte e veshtire te vleresosh tani dhe te thuash cfare mund te ndodh ne merkato nuk eshte e thjeshte. Vlen diskursi i meparshem”.

E dime qe eshte nje diskurs qe i perket klubit, por nese do te varej nga ju, do te shfrytezonit te drejten e blerjes per Telles dhe Ljajic?
“Kane kualitete teknike te mdha, edhe pse Ljajic mund te bejm me shume. Telles eshte nje lojtar me perspektive. Cdo vit mund te permiresohet”.

Mancini e mbyll duke folur per Ranierin dhe Ljajic: “Dua t’i bej komplimente Ranierit, nuk eshte e lehte te fitosh titullin ne Angli sidomos me Leicesterin. Jam i lumtur per te, e meriton. Ljajic? Nuk eshte mire dhe nuk do te grumbullohet per neser”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.