Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,577 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Brozovic kampion i ardhshem. Me 3 mungesat, fitonim. CL? Decizive do te jete…”

Mancini: “Brozovic kampion i ardhshem. Me 3 mungesat, fitonim. CL? Decizive do te jete…”
Inter Club Staff

Roberto Mancini nuk ndalon se besuari tek vendi i trete

Ja fjalet e tij pas ndeshjes se sotme Roma-Inter 1-1: “Dzeko? Kur hyri i dha peshe Romes te cilet filluan te luajne me topa te gjate. Deri ne ate moment e kishim ndeshjen totalisht ne kontroll. I vetmi peng qe kam eshte se nuk shenuam golin e dyte. Jemi ende ne gare per Champions, kjo e sotmja nuk eshte nje pike e rastesishme. E merituam totalisht ne fushe e ndoshta edhe dicka me shume. Jane 24 pike ne dispozicion dhe cdo gje eshte e hapur akoma. Ne sulm mungonte Jovetic, Palacio dhe Icardi. Me keta tre lojtare do kishim fituar ndeshjen. Roma na beri nje gol ne aksionin me pak te rrezikshem pas nje topi te gjuajtur me ‘corape’. Eder? Ka vrapuar shume, ka mbajtur top dhe ka luajtur mire. Ishte i vetem ne sulm. I mungon vetem goli. Brozovic? Ka cilesi te jashtezakonshme. Eshte i ri dhe smund te kete vazhdueshmeri shume, por mund te behet me te vertete nje kampion i madh. Ndeshje e mrekullueshme per te. Perisic eshte nje lojtar i madh qe mund te beje cdo sezon me shume se 10 gola. Per te adhmen do te jete nje futbollist teper i rendesishem per Interin. Brozovic eshte i ri por edhe Perisic mund te rritet akoma me shume. Mund te fusja me pare Felipe Melon? Biabiany nuk po ja dilte te ishte me ne fushe. Ne ate moment kemi vendosur te fusim Manaj por ne ate moment erdhi edhe goli padashje i Romes. Tre skuadrat per fitimin e kampionatit kete sezon kane qene Juve, Napoli dhe Roma. E keni shkruar ju. Ne luajme per vendin e trete dhe mund ta arrijme nese bejme maksimumin ne ndeshjet e mbetura. Jam i bindur se mund tja dalim. Edhe avantazhi me takime direkte me Romen mund te na sherbeje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.