Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,371 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini, decizive takimet me Thohir dhe Zhang: Gati 3 blerje per te shmangur ‘thyerjen’…

Mancini, decizive takimet me Thohir dhe Zhang: Gati 3 blerje per te shmangur ‘thyerjen’…
Inter Club Staff

Ne keto dy jave ne USA, zikalterit do te kuptojne cila do te jete e ardhmja e tyre. Roberto Mancini eshte nisur shume i qeshur per ne Amerike pas takimit me CEO-n e Interit, Bolingbroke ne Riscone. Nje paqe e perkohshme qe duket se eshte konfirmuar edhe nga fjalet e Thohir, i cili qe nga Los Angeles, e ka perseritur kete gje.

Sipas gazetarit te Premium Sport, Marco Barazaghi, jane deklarata qe po tentojne te shpetojne pankinen e Interit nga ndryshime te mundeshme te papritura, por decizive do te jene takimet e Mancinit perpara Portland me presidentin Indonezian e me pas me 27 Korrik ne New York me familjen Zhang dhe njerezit e tij. Dy takime ne te cilen drejtuesit e vjeter dhe ata te rinj do duhet te qartesojne konfuzionin qe ka rene mbi Inter pas ardhjes se Suning.

Per te eleminuar ‘dhimbjen e barkut’ te Mancinit, Thohir dhe Zhang do duhet qe te tregojne mbeshtetjen dhe besimin qe kane mbi Mancinin duke zhbllokuar ardhjen e Candrevas ne Milano, i preferuar nga tranjeri per formacionin e tij 4-2-3-1 qe ka ndermend per sezonin e ri. Por mbi te gjitha Mauro Icardi nuk duhet te preket. Lojtari eshte fondamental per te derguar Interin ne maje.

Nese takimet nuk do te shkojne mire, rruga e Mancinit dhe e Interit mund te ndahen nje here e mire. Nese do te shkojne mire, Mancinit do i plotesohen te gjitha deshirat ne kete merkato.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.