Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

924 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Dnipro te fshehte kur luajne jashte, Konoplyanka me i miri. Skualifikimi…”

Mancini: “Dnipro te fshehte kur luajne jashte, Konoplyanka me i miri. Skualifikimi…”
Bujar Berishaj

Ja ku jemi. Roberto Mancini neser debuton ne Europa League me Interin kunder ukrainasve te Dnipro Dnipropetrovsk. Ai neser nuk do te jete ne pankine (per shkak te nje skualifikimi ne ndeshjen Chelsea-Galatasaray) dhe normalisht duhet te ishte zevendes trajenri mirepo Interi nuk ka caktuar akoma nje te tille dhe ai qe do te jete ne pankine eshte pregaditesi i portjereve Giulio Nuciari. Keto jane fjalet e Mancios nga Appiano Gentile gjate konferences se tij per shtyp:

Cfare keni pare ne derby nga sa ju prisnit dhe cfare prisni neser?
“Kemi bere gjera te mira, por edhe disa gabime, por jane pjese e situates. Ne 90 minuta kam qene i kenaqur nga ajo se cfare skuadra ka bere. Neser duhet te kushtojme vemendje, Dnipro eshte nje kundershtar i veshtire, jane me te mire si mysafir sesa si vendas por duhet te mbyllim ceshtjen e kualifikimit.”

Mendoni tashme per ndeshjen kunder Romes, do te beni eksperimente?
“Ndoshta disa ndryshime. Nga e enjta do te mendojme per Romen.”

Si eshte Vidic? Ju ka bindur sistemi i lojes qe keni zgjedhur ne derby?
“Tani duhet te vendosim se bahsku gjera te ndryshme, nuk eshte e thjeshte te jeni kompakt dhe te paskrupullt ne fushe. Duhen disa ndeshje, disa ndeshje pozitive do ti japin besim skuadres. Kjo do kohe, heret ose vone do e bejne. Vidic ka munguar ne dy stervitje per shkak te disa problemve te vogla, por me duket shume mire. E njoh mire, kemi qene ”kusherinje” dhe e kam pare te luaj shpesh. Ka pervoje dhe do te na jap nje dore.”

Sa eshte e rendesishme qe neser nuk mund te jeni ne pankine?
“Per kete me vjen keq shume, kete gje e degjova tre dite me pare dhe kjo ndodhi per shkak se skuadra ime (Galatasaray) hyri ne fushe pak me vonese pas pushimit te pjeses se pare kunder Chelseat. Kjo eshte rregullorja…”

Ne nje interviste keni deklaruar qe vini bast akoma mbi Balotellin. Keni vene re ndonje talent te Primaveras mbi te cilin mund te mbeshteteni, p.sh Bonazzoli?
“Bonazzoli eshte duke u stervitur me ne, eshte i ri por ka kualitete. Duhet te mesoj shume gjera. I kam pare edhe te tjeret. Te rinje ne kupe? Jemi shume, shpresoje se mund t’i fus te gjithe te luajne disa minuta, eshte e rendesishme t’i kemi gati per skuadren e pare.”

Do te vinit bast per nje kualifikim ne Champions League duke arritur vendin e 3-te apo duke fituar Europa League?
“Une nuk ve baste kurre (qesh). Jane dy rruge, duhet qe perqendrohemi tek njera. Kemi mundesite, Uefa do te ishte nje mundesi e mire.”

Ne Itali kompeticioni i EL duket pak shperfillur, si e konsideroni ju, sikur Kupen e Italise?
“Kete vit do te jete edhe me e rendesishme, eshte nje kupe qe shperfillet deri dikur mirepo pastaj te jep mundesine te fitosh trofeun dhe te luash ne Superkupen e Evropes. Eshte e rendesishme.”

Vidic eshte ne fund te karrieres apo mund te jap akoma per Interin? Cfare mendoni per Kovacic, qe pelqehet nga Real Madrid?
“Nese ka oferta per Kovacic eshte normale, te gjithe lojtaret e mire kane. Inter duhet te kerkoj qe ta rris mire ne menyre qe ai te bej diferencen ne vitet e ardhshme. Nuk i kam pare paraqitjet e Vidic akoma, por kush vjen nga nje kampionat anglez eshte normale qe do te kete veshtiresi. Per te kuptuar futbollin italian duhet kohe, ashtu si nje lojtar italian qe shkon ne Angli.”

Cfare keni thene gjate takimit me Morattin?
“Kam takuar Thohir dhe Morattin, nuk ishim pare prej kohesh. Kemi pasur nje bisede.”

Cfare mendoni per Konoplyanka? Si eshte Osvaldo?
“Osvaldo eshte mire, te shohim si do ta perdorim, do e vendosim neser. Konoplyanka eshte nje lojtar mjaft i mire, duhet t’i kushtojme vemendje, eshte nje nga lojtaret me te mire te lindjes dhe mund te bej mire edhe ne skuadra te medha.”

Me Thohir keni paraqitur nje strategji te merkatos? Ka pasur ndikim pozitiv fakti qe keni bere shume te rinje te debutojne me ju si trajner ne zgjedhjen e presidentit per pankinen?
“Takimi ka qene vetem sa per tu njohur, ishim degjuar vetem ne telefon. Kemi folur per gjithcka, ka kohe per tu njohur me mire akoma. Ky ka qene impakti i pare me Thohir. Besoj shume tek te rinjte, sidomos ne nje futboll ne krize, sic eshte ai italian tani. Nese gjejme te rinj qe mund te rriten do te ishte nje gje shume e mire.”

Cfare ndeshje prisni neser?
“Duhet te kerkojme te fitojme qe te sigurojme vendin e pare. Dnipro eshte me e mire si mysafir, ben nje futboll agresiv me lojtar teknik dhe fizik, eshte e rrezikshme ne goditjet standarte dhe kundersulme. Nuk do te jete e thjeshte, duhet te bejme nje ndeshje te mire per t’i mposhtur.”

Para nje muaj keni organizuar per 50 vitet qe me pas e keni anuluar? Cfare do te thote te mbushni 50 vjet ne kete fushe?
“Po (qesh). Duhet t’i pyesni ata qe tashme e kane kaluar kete. Si femije babai im me dukej i vjeter kur kishte 40 vjet, tani une kam 50… Kam mbushur 40 vjet te Inter dhe tani 50, eshte e pabesueshme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.