Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,732 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Do flas me drejtuesit kete jave. Interi eshte i gatshem per gjithcka ne merkato…”

Mancini: “Do flas me drejtuesit kete jave. Interi eshte i gatshem per gjithcka ne merkato…”
Inter Club Staff

Ne ceremonine e sotshme te Unicef, ceremoni e cila e pa Roberto Mancinin te behej ambasador, tekniku i Interit eshte ndalur disa minuta edhe ne mikrofonat e SkySports24 per te komentuar humbjen ndaj Romes dhe per te folur per te ardhmen e Interit duke prekur edhe temen e merkatos se Janarit. Ja fjalet e tij:

KRENARI – “Te behesh ambasador i UNICEF me mbush me krenari. Eshte dicka shume e jashtezakonshme dhe shpresoj qe te ndihmoj edhe une si ambasadoret e tjere rreth e perqark botes.”

NDESHJA – “Ndeshja e djeshme? Jo, nuk jam fare i kenaqur. Kur humbet nje ndeshje nuk je kurre i lumtur. Ka pasur gjera pozitive, por te humbesh pasi ke barazuar dy here eshte dicka qe nuk mund te lere te kenaqur nje tranjer. Ka gjera pozitive e nuk mund ti mohojme: karakteri i skuadres, deshira per te ndryshuar gjerat e djemve dhe keto gjera pozitive jane baza e gjithckaje nga ku duhet te rinisim.”

MERKATO – “Pas 15 ditesh do ti kem njohur lojtaret qe kam ne dispozicion akoma me mire. Por nje ide te qarte e kam dhe mendoj se brenda nje jave do te flas me shoqerine per kete gje. Edhe ata po presin te dine se cfare mendoj une. Me mire te mos e bejme kete gje pas nje humbje, me mire te shikojme gjithcka me kujdes. Duhet te bejme sa me shume pike te mundemi e me pas te shikojme. Klubi dhe drejtuesit e Interit jane te gatshem per gjithcka, Merkato? Ne Janar nuk eshte e thjesht te gjesh lojtare te mire qe mund te jene te vlefshem jo vetem nga Janari e deri ne fund te sezonit, por edhe per vitin pasardhes.”

SISTEMI I LOJES – “Do te duhet pak kohe. Te kalosh nga mbrojtja me 3 ne ate me 4 eshte pak e veshtire. Por mendoj se lojtaret qe luajne tek Interi ne kombetaret respektive luajne me mbrojtjen me kater, dhe dine si te luajne edhe me kete modul. Por nuk eshte sistemi i lojes ai qe te ben te fitosh ndeshjet.”

PRESIDENTI – “Me ka derguar nje mesazh sot naten e sot gjate dites do te flasim, deshiron te kuptoje me shume, edhe une dua te flas me te dhe nuk ka problem. Nje president ka nevoje edhe per kete gje, te flase me tranjerin e te kuptoje situaten.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.