
Mancini do te kerkoje ti jape siguri skuadres. Ka zgjedhur edhe formacionin stabel…
Inter po mendon se si te sjelle ne Milano perforcimet e duhura ne Janar por duke mare parasysh edhe Fair Play Financiar.
Nderkohe Mancini do i duhet te gjeje nje zgjidhje per problemet ne fushe. Sipas Tuttosport, ai do te niset nga dhenia e sigurise per skuadren dhe per kete gje, edhe se nuk ka nje skuader perfekte per nevojat e tij, ai ka zgjedhur nje formacion stabel.
Formacioni i zgjedhur prej tij eshte nje romb: 4-1-2-1-2, skeme e perdorur ndaj Udineses ne nje pjese te ndeshjes dhe qe nxjerr ne pah cilesite e Kovacic. “Nje nga lojtaret me me shume cilesi ne skuader – vazhdon e perditshmja Torineze. – sebashku me njeriun e zones Icardin. Keshtu do te tentohet te gjehet fitorja qe mungon nga 29 tetori: Objektivat e vendosur ne fillim te sezonit duken nje mirazh.”