
Mancini do te vezhgoje nga tribuna sot edhe Konoplyanka. Edhe pse…
Sot ne darke Roberto Mancini nuk do te jete ne pankinen e Interit per shkak te nje skualifikimi qe ne kohet e Gallatasarayt dhe do te ulet keshtu ne tribune. Mancio nuk do te ndjeke vetem djemte e tij dhe levizjet e tyre ne fushe sot por do te kete nje sy edhe tek Evgen Konoplyanka.
Mesfushori i Dnipros do te kete nje rast te madh qe te tregoje vlerat e tij jo vetem per Interin por edhe per shkak se ne qershor do te jete nje lojtar i ri, e ai do te jete nje lojtar me parameter zero nder me te kerkuarit ne Europe e pse jo me nje ndeshje te mire sot do te terhiqte afer tij klubet me prestigjoze Europiane e ndonje rroge akoma me te majme. Ausilio e ka me shume ‘sy te mire’ lojtarin edhe pse e ka kuptuar se kerkesat e tij financiare jane shume te larta.