Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,535 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini drejt rreshtimit 3-5-2. Ja arsyet se perse…

Mancini drejt rreshtimit 3-5-2. Ja arsyet se perse…
Blerim Shehu

Persa i perket ndeshjes se neserme, ekziston mundesia qe te shohim nje Inter alla Mazzarri. Kete gje e shpjegon Tuttosport, e cila konfirmon deshiren e Mancinit per te perdorur nje rreshtim 3-5-2. “Qellimi eshte qartesisht i dukshem, Mancini kerkon t’i pergjigjet Allegrit me te njejtin formacion, kete gje e beri dhe ndaj Torinos ku luajti me rreshtimin 3-5-2 duke iu pergjigjur formacionit te Ventures, ndeshje e cila rezultoi e suksesshme per Interin (fituar 0-1 me gol te Kondogbia).

Intuita e teknikut zikalter per te perdorur kete rreshtim ka si burim edhe takimet e meparshme, duke pare se me formacionet 4-3-3 dhe 4-3-2-1 qe perdori kunder Juventusit si ne kampionat dhe ne kupe nuk rezultuan te suksesshme, pikerisht per kete arsye kerkon te perdore formacionin 3-5-2. Per me teper ndihet edhe i detyruar te perdore kete formacion duke pare dhe mungesen e Brozovic, per kete arsye Mancini nuk mund te perdore nje 4-3-3 sic ka bere shpesh. Megjithate si alternative e ketij formacioni eshte formacioni i perdorur kunder Sampdorias 4-4-2, me Biabiany dhe Perisic ne krahe, edhe pse ky rreshtim me 4 mesfushore ben qe te rrezikoje kunder nje mesfushe me 5 qe perdor Juventusi. Ndersa Palacio duket te jete ne avantazh ndaj Eder per te formuar dyshen e sulmit bashke me Icardin. Deri neser te shohim se cdo te ndodhe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.