Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,991 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Duam te bejme me mire se vitin e kaluar, rinovimi im nuk eshte i rendesishem. Icardi, Jesus dhe Joao Mario…”

Mancini: “Duam te bejme me mire se vitin e kaluar, rinovimi im nuk eshte i rendesishem. Icardi, Jesus dhe Joao Mario…”
Bujar Berishaj

Eshte konferenca e pare per shtyp e Roberto Mancinit qe nga salla per shtyp e qendres sportive ne Brunico ka prekur tema te ndryshme. Keto jane fjalet e teknikut italian:

Permbledhja e pare e pregaditjeve?
“Te gjithe kane punuar dhe po punojne shume mire, po impenjohen ne maksimum. Gjithcka po shkon si eshte me se miri”.

Si ka qene disponimi juaj pas ndryshimit te pronesise?b
“E dua punen time dhe dua te jap gjithmone maksimumin, pjesa tjeter nuk eshte e rendesishme per mua. E keqja e vetme eshte nje problem i vogel qe kisha ne gju (qesh)”.

Cfare mendoni per situaten e Icardit?
“Po impenjohet shume ne fushe, pjesa tjeter nuk me perket mua”.

Keni folur me pronaret e rinj? Do te ishit i gatshem te largoheshit nese nuk do te kenaqeshit?
“Ka rendesi vetem fusha. Kam folur me pronaret e rinj kur ishte konferenca ne Milano. Sa i perket pyetjes se dyte, … nese jam ketu eshte sepse kam si synim te vazhdoj”.

Juventus mbetet favorit per Skudeton?
“Eshte perforcuar pavaresisht se ka humbur Moratan, por ne futboll gjithcka mund te ndodh. Sigurisht eshte favorite”.

Gabriel Jesus dhe Joao Mario jane gati per Italine?
“Jesus eshte nje lojtar me perspektive, por mund te behet nje lojtar i madh. Sa i perket Joao Marios do te thoja qe eshte i ngjashem me Brozovic, mund te luajn ne shume role”.

Do te ishit i gatshem per rinovimin nese do te paraqitej mundesia?
“Nuk besoj qe eshte dicka e rendesishme”.

Jovetic eshte nje lojtar qe do te largohet apo do te mbeshteteni tek ai?
“Sa i perket merkatos, nuk mund te pergjigjem. Duke konsideruar aspektin teknik eshte nje lojtar i Interit dhe ne vitin e dyte mund te behet gjithmone me mire sesa ne te parin. Duke thene kete, nuk e di cfare mund te ndodh”.

Ne cilat reparte mendoni se duhet intervenuar per te permiresuar ekipin?
“Vitin e kaluar kemi qene larte ne klasifikim per shume kohe, pra baza eshte dhe eshte shume e mire. Kur nderron shume nuk eshte asnjehere e thjeshte, blerjet e reja kane nevoje per ambientim. Pa harruar qe nuk kemi humbur para gjate merkatos se kaluar, shpesh shkruhet gjera te pasakta per kete. Ne cdo rast nuk mungon shume per t’u kompletuar”.

Ku mendoni se mund ta rreshtoni Banegan?
“Une bej formacionin me ata qe kam ne dispozicion. Banega ka nje rol per t’u percaktuar. Mund te impenjohet ne pozita te ndryshme, edhe pse taktikisht eshte pak anarkist. Kualitetet e tij jane te qarta. Luan me Argjentinen dhe kam eksperience. Ka karater dhe do te jete i dobishem per ne”.

Ndiheni pjese e ketij projekti?
“Kam kontrate edhe nje vit. Fjala projekt perdoret gjithmone por pastaj duhet kuptuar nese zbatohet ose jane vetem fjale. Nje projekt mund te zgjas 3-4 vite ose me pak. Juventusit i eshte dashur kohe per t’u kthyer te fitoret, pavaresisht se ka pasur lojtare te medhenje. Besoj se ka pak projekte reale dhe te verteta ne Itali”.

Cili eshte objektivi per sezonin e ri?
“Serie A duhet te kete kater skuadra me mundesine per te shkuar ne CHL, ashtu si kampionatet tjera. Duam te bejme me mire se vitin e kaluar, kjo eshte e sigurt, por eshte e veshtire qe te themi sot se ku mund te arrijme”.

Per ju eshte e rendesishme diferenca mes lojtareve me eksperience dhe te rinje?
“Une bie nga rete kur degjoj gjera te tilla. Kane debutuar shume te rinj me mua ketu, keshtu nese dikush eshte i ri dhe luan mire me mua luan pa probleme. Besoj se eshte e nevojshme posedimi i lojtareve te rinj, por edhe me eksperience. Duhet perzierja e duhur”.

Sa lojtar do te ju bashkohen ne SHBA?
“Asnje prej lojtareve te rinj nuk do te jene”.

I kenaqur nga Europiani i Eder dhe Perisic?
“Ne fillim e keni kritikuar te gjithe, por tani te gjithe e duan. Eder eshte nje profesionist i madh dhe ka paguar momentin e veshtire qe kemi pasur kur ka ardhur ne janar. I ka treguar vlerat e tij”.

Icardi do te jete akoma kapiten?
“Stervitet dhe impenjohet gjithmone, ajo qe thuhet jashte nuk me intereson. Nuk lexoj gazetat dhe nuk shikoj TV, per mua eshte e rendesishme qe te shenoj me shume se 20 gola. Pastaj eshte normale qe te mendoj per interesat e tij”.

Keni ndonje preference ne merkato? Ka ndonje te pashitshem?
“Nje teknik duhet te mendoj per gjithcka dhe per te gjithe, duke nisur nga presidenti e deri te lojtaret. Lojtaret baze sipas meje jane te gjithe te pashitshem dhe natyrisht e dini per ke po flas. Per pjesen tjeter nuk jam personi i duhur per te folur per kete”.

Ne fund trajneri flet edhe per aksidentin e tmerrshem qe ka ndodhur ne Puglia te Italise ku nje tren ka dalur nga binaret duke vrare dhjetera njerez: “Ngushellimi im shkon per ata dhe familjet e tyre”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.