Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,485 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Duhej te mbyllnim me heret, nuk mund te demoralizohemi per nje gol te pesuar. Interi im vetem per 45 minuta”

Mancini: “Duhej te mbyllnim me heret, nuk mund te demoralizohemi per nje gol te pesuar. Interi im vetem per 45 minuta”
Bujar Berishaj

Ne mikrofonat e Sky nje Roberto Mancini i acaruar qe provon te shpjegoj humbjen e sotme:

“Ne pjesen e pare kemi luajtur me te vertete mire duke i dhene pak raste kundershtarit, kemi qene agresiv, kemi pasur topin ne kembet tona dhe kemi mundur te shenojme edhe me shume. Pjesen e dyte e kemi nisur mire pastaj kemi lene disa hapesira per Udinesen dhe 2-3 raste te cilat i kane shfrytezuar.

Ne futboll ndodh te pesosh gol por ndeshjet zgjasin 90 minuta dhe duhet te reagosh gjithmone. Sot kemi bere gol ta paret, kemi pesuar golin e barazimit dhe pastaj nuk kemi luajtur si me pare, nuk eshte mire. Mendoj qe ne pjesen e pare kemi qene shume te mire sepse kemi bere te gjithe ate qe kemi provuar gajte javes dhe nuk mund te perfundonte vetem 1-0.

Ne pjesen e dyte u kemi dhene me shume hapesire dhe nuk e besoj qe ka qene per shkak te lodhjes, skuadra eshte mire, por sepse nuk jemi akoma ne gjendje te mesohemi me variacionet e lojes. Duhet te rimblidhemi dhe te sulmojme edhe kur jemi 1-1, jo te bllokohemi per shkak te golit te pesuar.

Ne pjesen e dyte jemi lidhur, mesfushoret kane shkuar shume para duke kerkuar qe te krijojne kurse mbrojtja ka mbetur shume prapa. Jam nevrikosur per humbjen por i lumtur per 45 minutat e para, nuk vlen asjge mirepo per 45 minuta kam pare skuadren qe kam dashur, por skuadra ime duhet te tregoj grinte ne te gjithe ndeshjen pa u ndikuar nga episodet negative, nuk mund te mjaftoj nje gol per te humbur nje skuader e vertete.

Skuadra po punon shume mire dhe e kemi pare ne pjesen e pare, ne dy jave nuk ka qene shume e lehte te bejme nje lojte te ngjashme, e perseris duhej te mbyllnim me heret, mund vetem te perveshim menget e te punojme keshtu, heret ose vone rezultatet do te vijne. Mazzarri thoshte te njejtat gjera? Nuk e di, une flas per punen time

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.